Sport

Cuadrado bind Sarrin, Juventusi mendon rinovimin

Autori: Gazeta inFokus 12:33 | 26 September 2019

Juan Cuadrado i ka të qarta idetë për të ardhmen e tij. 31-vjeçari e ka theksuar shpesh herë se dëshiron të qëndrojë te Juventusi dhe dëmtimet e Danilos dhe De Sciglio i kanë hapur rrugën kolumbianit të tregojë aftësistë e tij dhe të bindë Sarrin ta mbajë në skuadër.

Mesfushori në ndeshjet ndaj Spal, Bayer Leverkusen e Interit duhet të përshtatet në rolin e mbrojtësit të djathtë pikërisht për të mbuluar mungesat e Danilos dhe De Sciglio një sfidë jo e lehtë për t’u përmbushur. Kështu Cuadrado ka në dorë të ardhmen e tij, për të bindur drejtuesit t’i ofrojnë rinovimin duhet të bëjë maksimumin. Kontrata e tij me “Zonjën e Vjetër” skadon në 2020.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera