Sport

“Cristiano nuk është si Ronaldo”

Autori: Gazeta inFokus 19:57 | 10 August 2017

Sacchi beson se Cristiano nuk është talent si Ronaldo fenomeni, por ka lavdëruar atë për punën e palodhshme që ia ka siguruar deri më tani katër “Topa të Artë” dhe është favorit për ta fituar edhe të pestin.

Ish shefi i Los Blancos, Arrigo Sacchi, thotë se Cristiano Ronaldo ka arritur të bëhet lojtari më i mirë në botë falë punës së palodhshme, teksa shtoi se nuk është talent natyral si Ronaldo fenomeni.

Ronaldo iu bashkua Madridit nga Interi në vitin 2002, ku shënoi 104 gola në 177 paraqitje gjatë pesë viteve qëndrimi në “Santiago Bernabeu”.

“Më kujtohet, njëherë kam shkuar te Ancelotti kur ishte në Real dhe a e dini kush ishte aty duke ushtruar edhe pas përfundimit të stërvitjeve? Cristiano Ronaldo”, tha Sacchi për “Corriere dello Sport”.

-Advertisement-

“Ronaldo tjetër, braziliani, ka pasur më shumë kualitete, por nuk qëndroi shumë në maje, pasi po kërkonte privilegje tjera, nuk dëshironte të vrapojë shumë”.

“Cristiano Ronaldo është shembull, duke na mësuar se edhe nëse nuk lindni me talent, ju duhet të punoni çdo ditë për të arritur majën. Kështu është ai. Ai e ka ngritur Realin më lartë, Reali gjithashtu atë”, shtoi mes tjerash Sacchi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera