Lajme

Covid-19/ Rekord i zi në SHBA, 1169 të vdekur 24 orët e fundit

Autori: Gazeta inFokus 08:12 | 03 April 2020

Mbarë bota është paralizuar nga koronavirusi ndërsa numri i të infektuarve dhe vdekjeve sa vjen e shtohet çdo ditë. Italia, Spanja dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë vendet më të prekuara aktualisht.

Referuar universitetit John Hopkins gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar plot 1169 të vdekur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo natyrisht përbën numrin më të lartë të vdekjeve gjatë 24 orëve që në momentin që ka nisur përhapja e virusit.

Në total në SHBA ka rreth 6000 viktima, ndërsa zyrtarsisht të konfirmuar janë 244 mijë raste me Covid-19. New York-u mban vendin e parë me plot 1500 persona të vdekur nga koronavirusi.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera