Shëndetësi

COVID-19, Pasojat E Papritura Tek 30 Vjeçarët

Autori: Gazeta inFokus 15:57 | 27 April 2020

Ekspertët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vënë re COVID-19 po shkakton goditje në tru tek të rriturit në të 30-at dhe 40-at që nuk janë shumë të sëmurë prej infeksionit.

Sipas ekspertëve, dita ditës po mblidhen shumë të dhëna që sugjerojnë se COVID-19 shkakton mpiksje gjaku në mënyra krejt të pazakonta gjë që pasohet edhe nga goditja në tru.

Në një intervistë për CNN, Tomas Oksli, kirurg pranë Mount Sinai Health System në Nju Jork thanë se ky problem është vërejtur tek pacientët nën moshën 50 vjeç.

-Advertisement-

Ata kishin simptoma të një intensiteti mesatar të infeksionit ose ishin asimptomatikë.

“Virusi duket që po shkakton një bllokim në rritje të enëve kryesore të gjakut duke nxitur kështu një goditje në tru”, tha ai.

“Raportet tona po tregojnë se në dy javët e fundit frekuenca e goditjes së beftë në tru tek pacientë të rinj në moshë është shtatëfishuar. Shumica e pacientëve që pësuan goditje në tru nuk kishin probleme mjekësore dhe patën simptoma të një intensiteti mesatar si pasojë e COVID-19” tha ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

Të tjera