Sport

Coutinho lëndohet një ditë pasi Nike e ‘transferoi’ në Barcelonë

Autori: Gazeta inFokus 18:05 | 01 January 2018

Vetëm një ditë pasi Nike gabimisht njoftoi se Philippe Coutinho ishte transferuar në Barcelonë, braziliani është lënë jashtë për ndeshjen ndaj Burnleyt në Premierligë.

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp tha se lënia e tij jashtë skuadrës nuk ishte vendim teknik, por Coutinho ishte i lënduar.

“Coutinho dhe Salah nuk janë përfshirë në skuadër, sepse të dy janë të lënduar”, tha Klopp para ndeshjes me Burnleyn.

Por, kjo deklaratë nuk po i bind mediat në Spanjë, të cilat njoftojnë se arsye e vërtetë mund të jetë transferimi i tij në Barcelonë.

-Advertisement-

Barcelona dhe Liverpool thuhet se kanë arritur marrëveshje për Coutinhon, i cili do të kalojë në Camp Nou për 170 milionë euro. /Express/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera