Sport

Coutinho: Barcelona ka mbetur në të kaluarën

Autori: Gazeta inFokus 12:06 | 20 August 2019

Transferimi më i fundit i Bayern Munich, Philippe Coutinho, ka thënë se Barcelona ka mbetur histori.

Coutinho është huazuar nga Bayerni me mundësi blerje, ky huazim i kushtoj gjigantit gjerman 8.5 milionë euro.

Braziliani po shpreson që të qëndroj në ekip dhe të fitojë disa tituj, transmeton KosovaPress.

-Advertisement-

“Në Barcelonë, shumë gjëra nuk ndodhen siç i parashikuam. Mirëpo tash është një histori. Shpresoj të qëndroj këtu për një kohë të gjatë dhe të fitojë shumë tituj”, deklaroi ai.

Braziliani është i gatshëm për sfidën e radhës në Gjermani dhe ka thënë se do të bëjë më të mirën.

“Kam fituar eksperiencë, tituj dhe mësova shumë gjëra, mirëpo është koha të fokusohem te sfida e radhës. Nuk kisha asnjë dyshim kur me thirri Bayerni. Sapo me treguan qëllimet, menjëherë dëshirova të transferohesha”, shtoi ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera