Sport

Conte pret përforcime por tre lojtarë janë drejt largimit

Autori: Gazeta inFokus 13:55 | 31 October 2019

Pas sfidës ndaj Parmës në fundjavë, por edhe pas fitores me Brescian, trajneri i Interit, Antonio Conte, e vuri theksin tek organika e skuadrës që ai drejton, duke kërkuar më tepër lojtarë, pasi kalendari i ndeshjeve është shumë i ngjeshur.

Lidhur me kërkesat e trajnerit, administratori i deleguar, Beppe Marotta, deklaroi se do të përpiqet që në merkaton e janarit të afrojë disa lojtarë.

Por në merkaton e janarit disa prej lojtarëve aktualë të zikaltërve mund të largohen.

-Advertisement-

Sipas medieve italiane, të parët në listën e largimeve janë Lazaro, Borja Valero dhe Politano.

Austriaku u afrua vetëm në verë, por deri tani nuk ka bindur aspak, Borja Valero është përdorur shumë pak nga Conte, ndërkohë që Politano vuan mospërshtatjen në skemat e trajnerit.

Të tre lojtarët kanë shumë pak kohë për të bindur trajnerin në mënyrë që të vijojnë të jenë pjesë e zikaltërve.

Etiketa:
Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy