Colomina: NATO-ja e mbështet planin franko-gjerman

Autori: Gazeta inFokus
21:40 | 14 February 2023
Zëvendës Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s për Çështje Politike dhe Politikat e Sigurisë, Javier Colomina, në një prononcim për RTK-në, ka thënë se KFOR-i është i gatshëm të vazhdojë implementimin e mandatit për të siguruar një ambient të qetë dhe të sigurt. Sa i përket dialogut Kosovë-Serbi, Colomina ka thënë se NATO-ja e mbështet planin franko-gjerman.
Colmina tha se Ballkani Perëndimor është rajon i rëndësisë strategjike për aleancën.”Kjo është rikonfirmuar në shumë raste dhe posaçërisht në konceptin e sigurisë të cilin e kemi diskutuar në samitin në Madrid në vitin 2022 dhe kjo është porosia që gjithnjë e sjellë në rajon dhe të cilën e kam sjellë edhe me këtë rast”, tha ai.
Colomina tha se KFOR-i është i gatshëm të vazhdojë implementimin e mandatit për të siguruar një ambient të qetë dhe i sigurt.
“Nuk është koincidencë që operacioni jonë më i gjatë i sigurisë është këtu. KFOR-i me më shumë se 3700 ushtarë është i gatshëm ta vazhdojë implementimin e mandatit i cili u caktua me rezolutë që të sigurohet një ambient i qetë dhe i sigurt dhe lëvizja e lirë e të gjitha komuniteteve që janë në Kosovë”, tha ai.
Colomina tha se NATO e mbështet dialogun dhe planin e propozuar nga Bashkimi Evropian, si mënyrë për të ecur përpara.
“Është edhe një porosi e dytë të cilën kam ardhur ta përcjell. Në vitin 2022 kemi parë nivele shumë të larta të tensioneve në rajon dhe kjo ka rritur brengat e aleancës rreth sigurisë dhe stabilitetit të rajonit. Kemi punuar në zbutjen e këtyre tensioneve, posaçërisht në dialogun me ndërmjetësimin e BE-së mes Beogradit dhe Prishtinës. Besojmë se tani është koha të gjemë një zgjidhje afatgjate politike për të gjitha ato tensione. Kemi dëshiruar ta shprehim përkrahjen tonë, jo vetëm për dialogun me ndërmjetësimin e BE-së por edhe për planin e ri, të ashtuquajturën “inicicativë franko-gjermane” e cila u përkrah nga Bashkimi Evropian dhe i cili i është paraqitur edhe Serbisë edhe Kosovës”, tha ai.
Ai ka shtuar më tej se e ka bërë të qartë se NATO e përkrah atë plan dhe se këtë porosi ia ka përcjellë edhe kryeministrit, Kurti edhe presidentit Vuçiq dje në Beograd dhe se presin nga ata që ta implementojnë atë plan sa më shpejtë të jetë e mundur./RTK

Të tjera
-
Kërkohet paraburgim ndaj dy të dyshuarve për shitblerje të narko*tikëve
Prokuroria Themelore në Ferizaj ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj c...
-
Friedrich Merz zgjidhet kancelar i ri i Gjermanisë
Në raundin e dytë të votimit për kancelar të Gjermanisë të mbajtur sot, kreu ...
-
Propozimi i LDK’së, Ramadani: Qeveria gjithëpërfshirëse është sjellje e moderuar politike për zgjidhje të ndërmjetme
Njohësi i çështjeve politike Burim Ramadani, ka reaguar rreth propozimit të k...
-
Diskutim vëllazëror e tejet i frytshëm mes Memli Krasniqit dhe Ali Ahmetit
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka pritur në takim liderin e BDI-së, Ali Ah...
-
Hoti me ‘JO’ të madhe: Nuk do të ketë marrëveshje me askënd që ka synim shkatërrimin e LDK-së
Ish-kryeministri dhe deputeti i LDK-së Avdullah Hoti, për dallim nga krye...
-
Çfarë është Qeveria e Tranzicionit që po e propozon LDK-ja?
Pas refuzimit të ftesës nga Albin Kurti për bashkëqeverisje, kryetari i LDK-s...
-
Reagon Dimal Basha pas propozimit të Abdixhikut për qeveri të tranzicionit: “Vvazhdojmë” – por s’tregon si
Deputeti Dimal Basha ka reaguar pasi Lumir Abdixhiku bëri publik propozimin e...
-
Kelmendi: Kurti bëri lëshim me letër-lutjen, Abdixhiku me ofertën – topi ka kaluar nga Lumiri sërish te Albini
Gazetari dhe autori i emisionit “Rubikon” në Klan Kosova, Adriatik Kelmendi k...
-
IPK rekomandon suspendimin e katër policëve në Suharekë, nuk zbatuan aktvendimin e gjykatës
Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar se i ka rekomanduar Policisë së Ko...
-
Vjen reagimi i parë nga VV pas propozimit të LDK’së
Lidhja Demokratike e Kosovës i është përgjigjur letrës së Kurtit duke vlerësu...
-
Në letrën drejtuar Kurtit, LDK e cilëson qeverisjen 4-vjeçare të VV si periudhë stagnimi dhe rrezikimi të demokracisë
Përmes një letre publike drejtuar Albin Kurtit, kryetari i Lidhjes Demokratik...
-
Abdixhiku akuzon Kurtin për dështim në krijimin e shumicës dhe thellim të krizës politike
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka hedhur akuza t...