Lajme

Çmimin e komunës më efikase, Lladrovci ia dedikon Thaçit

Autori: Gazeta inFokus 19:30 | 02 March 2023

omuna e Drenasit është renditur e para si më efikasja pas rezultateve të shpallura për Grantin e Performancës, ku fitoi mbi 2 milionë euro.

Kryetari i kësaj komune, Ramiz Lladrovci, çmimin ia dedikoi ish-presidentit të vendit, Hashim Thaçi, teksa e pranoi atë në praninë e ambasadorit të Zvicrës, Thomas Kelly, atij suedez, Jonas Ëesterlund, atij norvegjez e Jens Erik Grondahl.

“Meqenëse jemi në mes të datës së Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës dhe Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Marsin legjendar, kush më shumë e më mirë se presidenti Hashim Thaçi është personi që identifikohet me këto dy ngjarje të rëndësishme për qenien tonë”.

-Advertisement-

“Prandaj, vendin e parë për performancën komunale të Drenasit në nivel nacional, ia dedikoj Presidentit dhe shpallësit të Pavarësisë së Kosovës, shokut e bashkëpjesëmarrësit në aksionet e para të armatosura të UÇK-së, Hashim Thaçit”, është shprehur Lladrovci.

Tutje, ai tha se vendi i parë si komuna më efikase “nuk është befasi, sepse me vite jemi komunë në krye të renditjes me suksese të pamohueshme në nivel nacional”.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera