“Çmenduria” për Ronaldon, nga Kina gati 120 mln euro në vit
Autori: Gazeta inFokus
14:37 | 09 June 2017
Zërat e merkatos rreth Cristiano Ronaldos po shtohen gjithnjë e më shumë. Vetëm përpara pak ditësh media portugeze foli se 3 klube kanë shprehur gatishmërinë e tyre për të paguar plot 180 milionë euro për të blerë kartonin e yllit të Realit të Madridit.
Por çmenduritë e kësaj vere nuk ndalen këtu. Sipas të përditshmes spanjolle AS, tani janë klubet nga Kina ato që dëshirojnë të bëjnë të pamundurën për të siguruat shërbimin e Ronaldos. Gjithnjë sipas kësaj të përditshmeje, në zyrat e Realit të Madridit pritet të vijë një ofertë prej 200 milionë eurosh për sulmuesin 32-vjeçar.
Nuk është hera e parë që klube të Super Ligës Kineze kanë tentuar të sjellin në Lindjen e Largët Ronaldon, por portugezi preferoi t’i qëndrojë besnik Realit të Madridit duke rinovuar kontratën deri në vitin 2021.
Por kjo mesa duket nuk i ka ndalur klubet kineze që kanë vendosur t’i ofrojnë futbollistit një kontratë me pagë prej 120 milionë euro në vit, që do të përbënte një rekord të përjetshëm në historinë e futbollit.

T� tjera
-
Zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Shqiptar, Sinani: Lista jonë mori 10 nga 29 mandatet
Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani ka reaguar pas përfundimit të procesit z...
-
Reuters raporton se sulmuesi nga Krakovi i cili vrau gjashtë persona, ka vdekur
Sulmuesi 24-vjeçar, i cili vrau gjashtë persona në Krakov të shtunën, ka vdek...
-
Pas rastit të Arlinda Zekajt, Ministria e Familjes në pritje të raporteve nga Peja e Gjilani
Një ndër institucionet për të cilat ishte ankuar sa ishte gjallë Arlinda Zeka...
-
534 mjekë të papunë në Kosovë e 611 të tjerë të sistemuar në Gjermani
Pavarësisht se gjatë këtij viti në Kosovë janë licencuar mbi një mijë mjekë, ...
-
“Krim kundër Ulpianës”, Drita Hajdari kritikon ashpër Përparim Ramën
Ish-prokurorja Drita Hajdari ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryetarit të ...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet nesër, planifikohet interpelanca me ministrin Vitia në seancën e radhës
Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës do të mblidhet nesër me ç’rast ka...
-
Sulm me dron në Irak: Ndërpritet prodhimi në fushën e gazit Khor Mor
Një sulm me dron ka ndërprerë prodhimin në fushën e gazit Khor Mor, në rajoni...
-
39-vjeçari gjobitet me 500 euro për ndezjen e mbeturinave në Mirosalë të Ferizajt
Një 39-vjeçar është gjobitur me 500 euro pasi kishte ndezur mbeturina në fsha...
-
Koalicioni Shqiptar merr 10 mandate në Këshillin Kombëtar Shqiptar, Kamberi: Dolëm të parët
Koalicioni Shqiptar, i udhëhequr nga Enkel Rexhepi, ka dalë i pari në zgjedhj...
-
224 milionë euro për Ministrinë e Mbrojtjes, 122 milionë për investime kapitale
Ndërrojmë temë të informacionit. Nga mbi 224 milionë euro të parapara për Min...
-
Gara e AI-së për energji: Anthropic siguron marrëveshje prej 3.4 miliardë dollarësh, sipas FT
Kompania e inteligjencës artificiale Anthropic ka lidhur një marrëveshje prej...
-
Bisedime për Ukrainën në Abu Dhabi: Edhe Evropa në tryezë
Përfaqësuesit evropianë do të marrin pjesë në bisedimet për Ukrainën që prite...

































