Sport

Club Brugge dhe Manchester Unitedi ndahen në paqe (VIDEO)

Autori: Gazeta inFokus 21:04 | 20 February 2020

Clubb Brugge dhe Manchester Unitedi janë ndarë në paqe, pasi kanë luajtur baras 1-1 në duelin e parë të zhvilluar në kuadër të 1/16 se finales së Ligës së Evropës, shkruan Gazeta inFokus.

Vendasit kaluan në epërsi të parët në minutën e 15’ me anë të Emmanuel Dennis.

Nigeriani realizoi një parabolë fantastike për avantazhin e parë të Club Brugge.

-Advertisement-

‘Djajtë e Kuq’ arritën ta barazonin rezultatin 1-1 në minutën e 36’ me golin e shënuar nga Anthony Martial.

Francezi e vodhi një top nga mbrojtësi kundërshtar dhe arrti që ta dërgonte në rrjetë.

Pjesa e parë u mbyll me dy gola të shënuara, ndërsa në 45 minutat e dytë përveç rastet nuk u tunden rrjetat më.

Ndeshja e kthimit zhvillohet pas një jave në ‘Old Trafford’ në Manchester./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera