Lajme

Çlirim Haziri: Asnjë deputet nuk do të dalë nga Kuvendi pa e votuar ligjin

Autori: Gazeta inFokus 09:42 | 05 October 2026

Organizatori i protestës “Jo në emrin tim”, Çlirim Haziri, nga dyert e Kuvendit të Kosovës ka deklaruar se protestuesit do të vazhdojnë qëndrimin deri në votimin e ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

“Ka 20 ditë e 20 net që po qëndrojmë me dinjitet për UÇK-në, për gjakun e derdhur për liri, për heronjtë tanë dhe për ata që sot po mbahen në Hagë. Sot jemi para dyerve të Kuvendit me një kërkesë të qartë: votojeni ligjin”, tha Haziri.

Ai falënderoi qytetarët që qëndruan para Kuvendit gjatë gjithë natës, duke thënë se protesta do të vazhdojë deri në votim.

-Advertisement-

“Do të qëndrojmë këtu deri në votimin e ligjit. Asnjë deputet nuk do të dalë nga Kuvendi pa e votuar ligjin”, deklaroi Haziri. Kërkesa e protestuesve mbetet: VOTOJENI LIGJIN!

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy