Lajme

Clinton i del në mbrojtje kryeministres finlandeze, publikon një fotografi të rrallë

Autori: Gazeta inFokus 20:47 | 28 August 2022

Ish sekretarja e shtetit, Hillary Clinton, i ka dalë në mbrojtje kryeministres finlandeze Sanna Marin, e cila është në qendër të mediave pasi i dolën disa video duke vallëzuar në një aheng me miqtë e saj.

Ajo në Twitter ka shpërndarë një fotografi, ku shihet duke vallëzuar, siç thotë ajo, derisa ishte në një takim si sekretare e shtetit.

-Advertisement-

“Siç ka thënë Ann Richards, “Ginger Rogers bëri gjithçka që bëri Fred Astaire. Ajo e bëri atë vetëm mbrapsht dhe me taka të larta”. Këtu jam unë në Kartagjenë ndërsa isha atje për një takim si Sekretare e Shtetit. Vazhdoni të kërceni, @marinsanna.”, ka shkruar Clinton.

Postimin e Clinton e ka shpërndarë vetë kryeministrja Marin, e cila e ka falënderuar ish-kandidaten për presidente të SHBA-së.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera