Lajme

Clewlow: KFOR-i do të jetë në kontakt me palët kosovare dhe serbe për të ofruar siguri

Autori: Gazeta inFokus 21:46 | 12 August 2022

Ish-oficeri britanik në Kosovë Ade Clewlow ka thënë se KFOR-i do të jetë në dialog të vazhdueshëm me homologët serbë dhe sigurisht me politikanë të Kosovës, në mënyrë që të ofrojë një ambient të sigurt në Kosovë.

Në emisionin Info Magazine në Klan Kosova, ai ka theksuar se NATO është përgjegjëse edhe për ofrimin e lëvizjes së lirë brenda Kosovës, pavarësisht asaj sa është sfiduese që të realizohet një gjë e tillë në veri të Mitrovicës.

“Mendoj se Forca e Sigurisë së Kosovës ka një organizim fantastik dhe është goxha mirë e përkrahur si brenda Kosovës ashtu edhe nga jashtë dhe sigurisht se FSK-ja e ka rolin e vetë se kur dhe si të veprojë në rast të përkeqësimit të situatës”.

-Advertisement-

“Por kjo është një rrugë shumë e largët. E them këtë sepse në Kosovë janë forcat e NATO-s që kanë për detyrë të ofrojnë ambient të sigurt dhe të sigurojnë lirinë e lëvizjes brenda Kosovës; mirëpo kjo është sfiduese në veri të Mitrovicës”.

“Sigurisht që e dimë se sa është e vështirë për t’u përballur me popullin atje që vepron sipas urdhrave të Beogradit”.

“Të mos harrojmë se komandanti i KFOR-it do të jetë në dialog të vazhdueshëm me homologët e tij serbë dhe sigurisht me politikanë të Kosovës dhe do të ketë përgjegjësinë për të ruajtur një ambient të sigurt dhe do të bëjë atë çka mendon se duhet bërë për të parandaluar çdo lloj përshkallëzimi në aspektin ushtarak”./klankosova

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera