Çka thoshte Albin Kurti për Gjykatën Speciale në vitin 2014?
Autori: Gazeta inFokus 16:14 | 16 December 2022
Kryeministri aktual i Kosovës, Albin Kurti, në kohen sa ishte në opozitë me ngulm kundërshtonte miratimin e Gjykatës Speciale në Kuvend, shkruan Gazeta Infokus.
Në seancën e 23 prillit në vitin 2014, Kurti asokohe në opozitë, kritikonte kryeministrin e atëhershëm, Hashim Thaçi, sjelljen e kësaj gjykate për votim në Kuvend, sipas tij pa ditur asnjë detaj rreth saj.
Madje, Kurti atëherë thoshte se në vitet e ardhshme futja e fjalës Kosovë dhe UÇK më një fjali më fjalët krim e krime lufte në mediat botërore do të dëmtonte reputacionin dhe imazhin e saj.
Pjesë nga deklarata e Kurtit në Kuvendin e Kosovës:
“Përveç se nuk po shkon EULEX-i, po na vjen Gjykata e Veçantë, pra sundimi po trashet mbi Kosovën e kjo edhe e padrejtë edhe e dëmshme. Do të duhej që pas Tribunalit ta Hagës te kemi tribunal për Serbinë ku vazhdimisht po zhvarrosen kufoma të të pagjeturve shqiptarë. Mirëpo është Kosova ajo që po përfundon në tribunal.
Në vend se të diskutohet për dështimet e EULEX gjatë këtyre 6 viteve, në vend se EULEX-i të japë llogari për atë se çfarë ka bërë e çfarë nuk ka bërë duke shpenzuar rreth 1 miliardë e gjysmë euro të taksapaguesve evropian po kalohet në temën e radhës me shpejtësi, ku Kosova po gjykohet me ç’rast kjo po bëhet në emër të gjykimit të individëve të saj.
9 vjet e kishim UNMIK-un, 6 vjet e kishim dhe vazhdojmë ta kemi EULEX-in dhe tash po shtohet Gjykata e Veçantë. Themelimi i Gjykatës se Veçantë për krime lufte në Kosovë do të shënojë shfajësimin e EULEX-it për dështimin e tij, duke ia faturuar këtë Kosovës në emër të dëshmitarëve që nuk mbrohen dot.
Në shumë vitet e ardhshme përdorimi i fjalës Kosovë e UÇK në të njëjtën fjali me fjalën krim, krim lufte, krim kundër njerëzimit, trafikim organesh do të proliferohet pafundësisht e globalisht nëpër media e ndryshme botërore dhe kjo do të jetë tejet e dëmshme për imazhin dhe reputacionin e Kosovës në botë”, deklaronte Kurti.
Të premten ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa, u dënua nga kjo Gjykatë me 26 vjet burgim nga Gjykata Speciale./Gazeta Infokus/
NDIQENI VIDEON E PLOTË:
Të tjera
-
Nipi që përtëriu emrin e tij, ia uron ditëlindjen Luan Haradinajt
Djali i Shkëlqen Haradinajt, Luan Haradinajt ia ka uruar ditëlindjen axhës së...
-
Kurti apel për UEFA-n dhe FIFA-n pas thirrjeve anti-Kosovë në Rumani: Mos lejoni këso gjëra
Kryeministri Albin Kurti, ka vizituar Kombëtaren e Kosovës në prag të ndeshje...
-
Kryeministri Albin Kurti viziton Kombëtaren e Kosovës, shpreh mbështetje të plotë për vendimin në Bukuresht
Në prag të ndeshjes kundër Lituanisë në kuadër të Ligës së Kombeve, kryeminis...
-
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Javën që po hyjmë, në Kosovë pritet të mbizotërojë mot i vranët, me ngrica, r...
-
Hamza takon mjekët shqiptarë në Zvicër, ka një premtim
Kandidati për kryeministër nga PDK-ja, Bedri Hamza ka zhvilluar një takim me ...
-
Peci s’lë gjë pa i thënë opozitës që kërkoi shkarkimin e tij: Veç pritni kriminela, të shthurur mentalë, horra
Ministri i Bujqësisë thotë se po i vështron me kujdes akuzat e opozitës pasi ...
-
E dhimbshme: Ndahet nga jeta në Kroaci i riu nga Lipjani
Familja Bellaina nga Lipjani ka marrë një lajm të dhimbshëm mbrëmjen e së sht...
-
Skepticizëm për heqjen e sanksioneve të BE-së ndaj Kosovës
Masat ndëshkuese të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës vështirë se do të hiqen g...
-
PDK kërkon shkarkimin e Fitore Pacollit dhe Faton Pecit pas skandalit të grantit prej 100 mijë eurove
Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Arben Mustafa, në një k...
-
30 Vjet nga pagëzimi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës
Më 17 nëntor 1994, Lëvizja Popullore e Kosovës (LPK) mori një vendim historik...
-
Heshtja kritike në BE për Kosovën dhe Serbinë
Nga viti 2011 kur kanë nisur, bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve mes ...
-
Tërmeti shkund Pogradecin
Një tërmet 3.3 ballë ka rënë në Pogradec paraditën e sotme rreth orës 11:33. ...