Fokus

Çka është kanceri i gjirit?

Autori: Gazeta inFokus 12:24 | 05 October 2023

Në të gjithë botën, tetori njihet si muaji i ndërgjegjësimit për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit.

Për këtë arsye, këtë të mërkurë në emisionin e shëndetësisë “Doktor Plus” me Betim Morina, prodhim i Gazetës Infokus, është diskutuar pikërisht për kancerin e gjirit.

Por, çka është kanceri i gjirit?

-Advertisement-

Onkologia Gazmore Bardhi – Morina thotë se kanceri i gjirit është në ndër karcinomat më të shpeshta që përhapet tek gratë, mirëpo nuk përjashtohen as burrat.

“Kanceri i gjirit është një ndër karcinomat më të shpeshta që përhapet tek gratë, pa i përjashtuar edhe meshkujt, mirëpo në një përqindje më të vogël. Është një karcinomë që lajmërohet rreth moshës 45 deri në 55 vjeçare, edhe pse nuk i falë moshat e reja, por janë më të rralla. Kanceri i gjirit është një kancer i cili formohet te qelizat e vetë gjirit, të cilat rriten në mënyrë të pakontrolluar dhe përhapen në mënyrë anormale te pjesa e gjirit. Këto qeliza grumbullohen dhe formojnë një masë e cila quhet tumor”, ka thënë onkologia Bardhi – Morina.

Ndiqeni emisionin e plotë:

/Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…
-Advertisement-

Të tjera