Çka duhet të dijë Ramushi?
Autori: Gazeta inFokus
16:38 | 06 Prill 2018
Shkruan: Imer Mushkolaj
Kryeministri Ramush Haradinaj është shfaqur i painformuar për ato që ndodhën kohën e fundit në shtetin të cilin e udhëheq. Vendimet mund të jenë marrë duke e shmangur atë, por kjo nuk e amniston nga përgjegjësia. Haradinaj është zgjedhur në krye të qeverisë për të ditur, jo për të mos ditur.
Krejt “out” është shfaqur kryeministri Ramush Haradinaj karshi ngjarjeve të ditëve të fundit. Kur në fillim të javës së shkuar u arrestua zyrtari i lartë i qeverisë së Serbisë, Marko Gjuriq, kryeministri u deklarua 24 orë më pas. Tha se e kishte monitoruar situatën. Ndërkohë që dukej të kishte qenë i shmangur nga ngjarja që u zhvillua sipas skenarit të presidentit Hashim Thaçi.
“MPB e ka zbatuar urdhrin, kuptohet kryetari i qeverisë e ka monitoruar gjendjen. Çdo sekondë kam qenë në dijeni për procesin”, kishte thënë Haradinaj. Por, vetë reagimi i tij me vonesë ka ngritur dilema rreth përgjegjësisë për ngjarjen.
Thuajse njësoj ndodhi edhe pak ditë më pas, me rastin e rrëmbimit të gjashtë shtetasve turq dhe kthimit të tyre në Turqi. Haradinajn nuk e kishte informuar askush zyrtarisht, ndërkohë që skandali mori përmasa të mëdha. Si kundërpërgjigje, ai tha se shkarkoi ministrin e Brendshëm dhe shefin e AKI’së. Ministri u tërhoq, por jo njëkohësisht edhe kryespiuni, ngase përgjegjësi për shkarkimin ose jo të tij ka edhe presidenti.
Këto dy ngjarje mjaft të ndjeshme kanë nxjerrë në sipërfaqe mosfunksionimin e raporteve ndërinstitucionale dhe faktin se kryeministri nuk e ka pasur idenë çfarë po ndodh. Si republikë parlamentare, çfarë është Kosova, do të duhej të ndodhte ndryshe. Kryeministri do të duhej të ishte jo vetëm i informuar, por edhe të kishte rol kyç në gjithë çfarë ndodh.
Këto dy ngjarje kanë treguar se presidenti Hashim Thaçi mund të bëjë çfarëdo, pa u konsultuar me askënd, madje edhe pa e njoftuar kryeministrin, duke uzurpuar kështu kompetencat e tij dhe të qeverisë dhe duke e shkelur kushtetutën e vendit. Por, nuk është hera e parë që Haradinaj shfaqet i painformuar, madje edhe rreth vendimeve që i ka marrë vetë, e për të cilat më vonë i ka rënë pishman.
* * *
Kur më 22 dhjetor të vitit të kaluar kishte marrë vendim për rritjen e pagave të kabinetit qeveritar, këshilltarëve dhe disa kategorive të tjera, ishte kritikuar nga të gjitha anët. Madje, vendimi ishte dërguar edhe në Gjykatën Kushtetuese. Kështu, Qeveria u detyrua ta pezullojë atë, siç u detyrua ta tërheq edhe vendimin për faljen e borxheve bizneseve të ujit. Kryeministri kishte thënë se “veç iu ka tekë” të veprojë ashtu. “Veç mu ka tekë me ia nisë prej qatyne, me bo ni shembull të mirë, janë prodhues të vendit, uji i Kosovës, punëtorët e Kosovës, për popull të Kosovës”, kishte deklaruar ai.
Nëfakt, thuajse asnjë vendim a veprim i Haradinajt nuk kishte kaluar pa kritika, sikurse ishte edhe ai për shpronësimin e pronave të Hades, por edhe për ndarjen e mjeteve financiare familjarëve të të dënuarve të Rastit Kumanova.
Po ashtu, Haradinaj kishte pranuar se nuk e di sa këshilltarë i ka ai e sa zëvendësministra i ka qeveria, ndërkohë që nuk i kishte njohur me emër shumicën e zëvendësministrave që vetë i ka emëruar.
Së fundi, ai u shpreh i painformuar nëse Burundi e kishte tërhequr ose jo njohjen për shtetin e Kosovës. “Nuk di sa e është e vërtetë se për çka ka ndodhur tërheqja e njohjes nga Burundi”, deklaroi ai.
Në një emision televiziv ai u arsyetua se nuk mund të thotë se ka njohuri për diçka që vërtet nuk di, por se kjo nuk e amniston nga përgjegjësia. Ai është i zgjedhur për të ditur, e jo për të mos ditur.
* * *
Nëse vërtet kryeministri nuk ka pasur informata se çfarë po ndodh, e do të duhej të ishte ndryshe, ai me siguri me kohë e ka ditur se me kë ka bërë koalicion. Ai duhet ta ketë ditur se ka hyrë në bashkëqeverisje me PDK’në, që i bie me Hashim Thaçin, pasi që presidenti aktual asnjëherë nuk është tërhequr praktikisht nga menaxhimi dhe ndikimi në parti. Haradinaj do të duhej ta dinte se e ka shumë të vështirë të qeveris në një situatë kur institucione të rëndësishme të shtetit janë të kapura ose të ndikuara nga Thaçi, duke filluar që nga AKI e Policia. Është utopike të mendohet se presidenti do t’ia lë meritat dikujt tjetër, për çfarëdo veprimi, qoftë edhe me rrezikun që të dëmtohet vendi. E rëndësishme është që ai të arrijë qëllimin e vet, të përfitojë personalisht.
Haradinaj do të duhej ta dinte se e ka të pamundur ta menaxhojë gjithë qeverinë, ngase përbërja e koalicionit është e atillë. Po ashtu, ai do të duhej ta dinte se pozitën e tij prej kryeministri e ka mjaft të lëkundshme, ngase koalicioni ka qenë i brishtë, por është dobësuar edhe më shumë.
Por, mbi të gjitha Ramush Haradinaj duhet ta dijë se Hashim Thaçi është po ai i vjetri, ai që nga koha e luftës dhe nuk zgjedh rrugë e mjete për t’i arritur qëllimet e veta. Rrugës nuk e ka dert pse provon t’i shkel të gjithë, t’i djeg të gjithë.

T� tjera
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...
-
Koçi pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Në një shtet normal do të kishte dorëheqje deri në nivelet më të larta politike dhe të drejtësisë
Avokati Arianit Koçi ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke k...
-
Smajli: Për herë të parë nga 2010-ta arrin në 8 numri i grave që u vranë për 1 vit
Gazetarja Hateme Smajli ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Sylaj Zekajt në Pej...
-
Vràsja e Arlinda Zekajt, të mërkurën protestë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë
Pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, për të mërkurën është p...
-
Ende asnjë reagim nga Koordinatorja Kombëtare për Mbrojtjen e Grave nga Dhuna
Koordinatorja kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave d...
-
“As vràsjes time nuk pres t’i përgjigjeni” – Letra që Arlinda Zekaj, e vràrë mbrëmë me sëpatë, ia kishte drejtuar kryetarit të Gjykatës në Pejë
Arlinda Zekaj, 49-vjeçarja që u vra të dielën në Vitomiricë të Pejës, kishte ...
-
PDK e LDK kërkojnë raportim urgjent nesër të kryesuesve të KPK-së dhe KGJK-së
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratik e Kosovës, kanë kërkuar që...
-
Presidentja kërkon hetim urgjent për gruan që u vra në Pejë: Çdo dyshim për dështim, të marrë përgjigje
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka reaguar ashpër pas vrasjes së...
-
Tentim-vras*je në Prishtinë, një person përfundon në spital
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur në Pris...
-
Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport për trajtimin e rasteve të Arlinda Zekajt
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka ndërmarrë veprime konkrete instit...
-
Policia thotë se Arlinda u kthye në shtëpi me dëshirën e saj, avokatja e kundërshton: “Nuk ka qenë vullneti i viktimës!”
Policia e Kosovës deklaroi se Arlinda Zekaj, e cila u vra mbrëmjen e 25 tetor...

































