Sport

City reagon pas akuzave: Dalim të pafajshëm

Autori: Gazeta inFokus 14:00 | 16 May 2019

Kampionët e Anglisë, mund të mbeten pa pjesëmarrje në Ligën e Kampionëve edicionin tjetër.

Akuzat ndaj Manchester Cityt për shkelje të Fair Play Finaciar, që tani kanë shkuar në duart e Organit të Kontrollit Financiar të Klubeve (CFBC) kanë shkaktuar frikë te ekipi anglez.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Manchester Cityt që përmes një komunikate ka akuzuar ata që e kanë nisur këtë akuzë dhe sipas tyre gjithçka do të përfundojë pozitivisht.

-Advertisement-

“Rrjedhjet e informatave në media gjatë javës së fundit tregojnë qartë si është menaxhuar ky proces nga zoti Leterme”.

“Manchester City është plotësisht i bindur dhe besimplotë se çështja do të mbyllet në mënyrë pozitive, kur të merret në shqyrtim nga një trupë gjykuese e pavarur”.

“Akuzat për parregullsi financiare mbeten të pavërteta dhe gjatë hetimit nuk janë marrë parasysh një numër i madh provash të pakundërshtueshme siguruar nga Manchester City.”

“Vendimi përmban gabime, keqinterpretime dhe paqartësi të krijuara nga mungesa e një procesi të plotë dhe mbeten çështje të rëndësishme të pazgjidhura, ngritur nga Manchester City si pjesë e një procesi që klubi mendon se është i cunguar, i kufizuar dhe i padrejtë”, thuhet në komunikatë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera