Sport

City e zyrtarizon transferin e tretë të janarit

Autori: Gazeta inFokus 12:55 | 23 January 2025

Manchester City e ka zyrtarizuar transferimin e tretë të janarit.

“Cityzens” e kanë transferuar futbollistin e Eintracht Frankfurtit, Omar Marmoush.

Për futbollistin egjiptian “Qytetarët” i paguan 75 milionë euro, të cilat i përfitoi Eintracht Frankfurti, i cili e mbante deri tash kartonin e tij.

-Advertisement-

Sulmuesi i rrezikshëm dhe në super-formë ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2029 me kampionin aktual anglez.

Marmoush bëhet përforcimi i tretë i Manchester Cityt pas Victor Reis dhe Abdukodir Khusanov.

City nuk e ka nisur mirë këtë sezon, ndërsa mbrëmë u mposht edhe nga Paris Saint-Germaini, duke iu zbehur gjasat për të shkuar tutje në Ligën e Kampionëve.

As në Premierligë skuadra e Pep Guardiolës nuk i ka punët aspak mirë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka po ndodh me DITËLINDJEN e Viva Fresh Store?!
-Advertisement-

Të tjera