Lajme

Çitaku për Kurtin: Pas vizitës studimore në SHBA po i viziton fabrikat e çokollatave në Zvicër

Autori: Gazeta inFokus 15:26 | 26 May 2022

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka kritikuar qëndrimin jashtë Kosovës të kryeministrit Kurti tash e tri javë duke e quajtur të papërgjegjshme. Çitaku ka ironizuar me vazhdimin e vizitës së Kurtit nga ShBA në Zvicër dhe qëndrimin në një fabrikë çokollatash.

Çitaku ka thënë se vizita e Kurtit mund të kualifikohet si studimore.

“E paprecedan dhe tërësisht e papërgjegjëshme që Kryeministri në detyrë tash e tri javë është jashtë Kosovës. Sot e paska vizituar njê fabrikë të çokolladave në Zvicër, e paska bërë shqiponjën me studentët shqiptarë atje. Vizita në SHBA mund të kualifikohet si studimore, thënë më së buti”, ka shkruar ajo.

-Advertisement-

Çitaku tutje ka thënë se bordi i ri i AKP-së i emëruar nga Kurti ka shpallur valën e re të privatizimeve përkundër deklaratave të Kurtit se s’do të ketë privatizime.

“Në ndërkohë në Kosovë inflacioni ka kaluar 11%, e sot bordi i AKP-së, i zgjedhur nga Kurti paska shpallur valën e re të privatizimeve ( kujtoni pak deklaratat e Kryeministrit për privatizimin në Kosovë)”, ka shkruar ajo.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC

Të tjera