Fokus

Cilat sëmundje ndikojnë në shikimin e njeriut?

Autori: Gazeta inFokus 15:44 | 14 September 2023

Këtë javë në emisionin e shëndetësisë “Doktor Plus” me Betim Morina, prodhim i Gazetës Infokus, është diskutuar për Retinopatinë Diabetike.

Në storien e përgatitur nga gazetarja Elvira Haxhiu, Dr. Muhamet Zekolli, Specialist i Retines dhe Kirurg Vitreo-Retinal tregon cilat sëmundje përveç diabetit ndikojnë në shikimin e njeriut.

Zekolli ka thënë se një nga sëmundjet e cila ndikon në shikimin e njeriut është sëmundja që njihet me emrin “Age macular degeneration”.

-Advertisement-

“Ka shumë sëmundje. Ndoshta kisha me përmend sëmundje të cilat në botë janë më aktuale dhe që e ulin më se shumti shikimin. Është një që njihet si “Age macular degeneration”. Kjo është një sëmundje  e cila në shtete perëndimore meqenëse edhe jetëgjatësia e njerëzve është më e lartë në krahasim me shtete e tjera në zhvillim dhe ato të pazhvilluara, te ata haset edhe më shpesh se sa tek ne dhe shtete që janë më të varfra, për shkak se e ka një lidhje direkte mes moshës dhe paraqitjes së kësaj sëmundje. Mundësia për të qenë me këtë sëmundje grup moshat 80 deri në 90 vjet është shumë më e madhe se sa me qenë 70 deri në 80”, ka thënë ai.

Gjithashtu, sipas Specialistit të Retinës, tek shikimi i njeriut mund të ndikojë ablacioni i retinës, sëmundjet sistemike, hipertensioni, sëmundjet endokrine dhe sëmundjet hematologjike.

“Një që pacientët kanë një humbje të menjëhershëm të parit është abllacioni i retinës dhe kërkon një trajtim urgjent kirurgjikal. Nëse pacientit i paraqitet si hije, shkëndija dhe fillon me ju paraqit një hije e zezë, në asi raste duhet paraqitet menjëherë tek oftalmologu.

Sëmundje tjera sistemike ndikojnë pothuajse të gjitha sëmundjes sistemike, gjithë grupi i sëmundjeve sistemike ndikon edhe tek sytë. Hipertensioni mund të ndikojë tek dëmtimi i syrit, sëmundjet endokrine, qoftë edhe gjëndrës tiroide. Mund të ndikojnë sëmundjet hematologjie”, ka thënë Zekolli./Gazeta Infokus/

Emisioni i plotë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera