Shëndetësi

Cilat janë simptomat e alergjisë ndaj penicilinës, ja kujdesi që ju duhet

Autori: Gazeta inFokus 14:00 | 07 June 2024

Pencilina është një nga antibiotikët më të përdorur në botë për trajtimin e infeksioneve bakteriale.

Megjithatë, 10 përqind e popullatës së botës është alergjike ndaj penicilinës, madje ka raste kur alergjia është aq e ashpër sa mund të kërcënojë seriozisht jetën e njeriut.

Ka raste të tjera kur njerëzit e ekzagjerojnë dhe ngatërrojnë reagimin e trupit ndaj penicilinës me një alergji të mirëfilltë.

-Advertisement-

Cilat Janë Simptomat e Alergjisë Ndaj Penicilinës

Shenjat dhe simptomat e alergjisë ndaj penicilinës zakonisht ndodhin një orë pas marrjes së saj, ndërkohë që reagime të tjera më të rralla mund të ndodhin pas disa orësh, ditësh apo javësh.

Në rastet e kësaj alergjie, lëkura pezmatohet, skuqet dhe kruhet.

Temperatura, enjtja, vështirësia në frymëmarrje, rrjedhje të hundëve, lotim të syve.

Simptoma më e rrezikshme është anafilaksia.

Ky reagim i rrezikshëm shoqërohet me ngushtim të rrugëve të frymëmarrjes, të përziera, diare, rrahje të shpejta të zemrës, rënie të tensionit dhe gjendje të fikëti.

Simptomat e alergjisë ndaj penicilinës nuk duhen ngatërruar me efektet anësore të saj.

Siç ndodh rëndom me medikamente të tjera, edhe marrja e penicilinës mund të shkaktojë efekte anësore.

Këto efekte nuk kanë të bëjnë me një reagim alergjik.

Në varësi të llojit të penicilinës, efektet anësore mund të shpalosen me diare, dhimbje koke, të përziera e të tjerë.

Ka raste kur simptomat e vetë infeksionit mund të ngatërrohen me një reagim alergjik ndaj insulinës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera