Fokus

Cilat janë kujtimet më të mira të fëmijërisë së Rasim Thaçit

Autori: Hateme Smajli 22:59 | 08 November 2019

Rasim Thaçi në emisionin N’Konak që është prodhim i Gazetës inFokus tregon për momentet më të bukura të fëmijërisë së tij.

Ai tregon për lojërat më të dashura të asaj kohe për të gjithë fëmijët e edhe për të duke bërë një lidhje dhe një krahasim edhe me kohën e tashme që sipas tij ka një ndryshim shumë të madh.

“Në fshat në Llapushnik kam pasur shumë shokë, bukuria, shpirtënisht me u kënaq me i rujt xhan, me lujt guxhas me lujt pidpidak, me lujt sorra e janë do lojna që ndoshta ti ske ni por ato kanë qenë diçka fantastike”, rrëfen Thaçi.

E këtu ai bën edhe një krahasim me jetën e atëhershme dhe jetën që bëhet tani në fshat, duke thënë se ka një dallim shumë të madh dhe që ky dallim nuk i pëlqen.

“Në katun shkoj edhe tash nganjëherë, çuditem them a është e mundur kaq ndryshim i madh ska të bëj me atë kohë hiq. Është fakt që janë shumë vjet dhe ka ndërru por këtë ndërrim nuk e kam edhe aq në qef se shumë teknika përnjëherë shumë ndryshim i madh” tregon aktori.

Ndërsa ai tregon edhe se si e sheh tash jetën në fshat.

“Tash shkon në katun më oda ska, alamet gra me ajfona, dimija ska pula ska qeni nuk bën ‘krriu’ hiq kërkun, unë shkoj prej ktu atje ma herët se ato, ata hala tu flejt a unë veq ja kom nis me grry diqka knej. Pica hajn, Jora Center në derë”, thotë Thaçi

Ai thotë se nuk është kundër këtij ndryshimi por që sipas tij ka qenë i shpejtë.

“Ani në rregull unë nuk jam kundër këtij ndryshimi dhe kundër këtij përparimi por ka ndodh shpejtë dhe e ka rrok demelia pak” thotë ai./Gazeta inFokus/

Të tjera