Çifti i strehuar përkohësisht: Ishalla vdesim këtu
Autori: Gazeta inFokus
09:49 | 18 May 2020
“Kurrë kushte më të mira nuk kemi pasur në jetë. Ishalla vdesim këtu”
Kështu tha për KosovaPress çifti i pastrehë, që deri dje jetonte nën urën e Ibrit në Mitrovicë, e që tashmë janë strehuar përkohësisht nga pronari i një moteli në periferi të Mitrovicës.
Ata u shprehën jashtëzakonisht të lumtur dhe falënderuan pronarin për gjestin e tij, duke thënë se këtu kanë gjetur qetësinë shpirtërore si asnjëherë më parë.
Në anën tjetër, Dardan Latifi, njëri prej pronarëve të motelit, i cili mezi pranoi t’i bëhet emri publik, tha se sapo ka kuptuar për çiftin, ka shkuar tek ura dhe i ka marrë ata, për t’i vendosur në motelin e tij deri në një afat të pacaktuar kohor.
“Çiftit jemi përpjekur t’i ofrojmë të gjitha kushtet e nevojshme. Ata do të qëndrojnë këtu deri në një afat të pacaktuar kohor, dhe lutemi për ta që të bëjnë zgjidhje të përhershme sa më shpejtë. Këtë veprim, në marrëveshje me vëllezërit, e kemi bërë për hatër të Zotit”, ka thënë shkurt për KosovaPress Latifi.
Ndryshe, ekipi i KosovaPress-it kishte raportuar dje për gjendjen e rëndë të këtij çifti, e cila tronditi qytetarët e Kosovës.

T� tjera
-
Mblidhet Vetëvendosje, brenda 6 muajve do të mësojnë emrin e liderit të partisë
Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur sonte një mbledhje të përbashkët me drejtuesi...
-
Demiri dhe Çeku zotohen për bashkëpunim në fushën e arsimit
Ministri i Zhvillimit Rajonal Rasim Demiri, zhvilloi takim pune me Ministrin ...
-
Kur dënohet zëri i heronjve të UÇK-së, monologu i vëllait të Jakup Krasniqit; “Jakup, jam unë, Dauti… mos e hap portën, vëlla!”
“Jakup, që tri ditë po vij te kjo derë. Tri ditë po pres me ta pa fytyrën, me...
-
Dubai nuk është më strehë e sigurt për kriminelët, 16 shqiptarë të ekstraduar
Nga arrestimi i bosit të mafias irlandeze Daniel Kinahan deri te sekuestrimi ...
-
Radoiçiq dhe Veselinoviq dyshohet se janë larguar së bashku nga Serbia, drejt Kirgistanit dhe Moskës
Milan Radoiçiq, i cili e ka pranuar publikisht se organizoi sulmin e armatosu...
-
Mblodhi afro 190 mijë euro kinse vuante nga leukemia, Endrit Azemi u kap në kufi – para hetuesve pranoi se gjithçka ishte inskenuar
Gazeta Sinjali sjell detaje ekskluzive nga arrestimi dhe rrëfimi para hetuesv...
-
Kosova kërkon avancim në procesin e anëtarësimit në BE
Në një takim me përfaqësues të Komisionit Evropian (DG ENEST) dhe Zyrës së BE...
-
Reshjet e para të borës në rajonin e Ferizajt, policia apelon për kujdes në trafik
Policia Rajonale e Ferizajt ka apeluar te shoferët që të kenë kujdes të shtua...
-
Çerkini kërkon që Kosova të mos përjashtohet nga forumet e BE-së për zgjerimin
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Krenare Çerkini, ka kërkuar që Kosova të j...
-
Haliti: PDK-ja u çorganizua pas largimit të Thaçit, brenda partisë u krijuan disa blloqe
Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Xhavit Haliti, ka vlerës...
-
Google po lidh kërkimin me AI me Wallet, Drive dhe Gemini
Google ka nisur të shtojë lidhjen me Google Wallet në modalitetin AI të motor...
-
Afati i komisionit për Gjykatën Speciale ka përfunduar, partitë presin draftin e ri
Kryesia e Kuvendit ka kërkuar opinion ligjor, për ndryshimin dhe plotësimin e...


































