Chelsea, Conte kërkon kohë për Champions
Autori: Gazeta inFokus
15:32 | 19 August 2017
Antonio Conte impresionoi në sezonin debutues me Chelsea duke fituar titullin, por pretendon tashmë se i duhen 4 vjet të tjerë për të ndërtuar një ekip që mund të rrëmbejë Champions.
Londinezët kanë ndryshuar 14 trajnerë në po kaq vjet dhe italiani ndoshta nuk do të ketë shanset e mjaftueshme në pankinë, por sërish kërkon më tepër kohë. “Blutë” po vuajnë mungesën e lojtarëve në një nga kampionatet më të fortë në botë dhe shumë pak besojnë se do të fitojnë sërish titullin. John Terry, Nemanja Matic, Asmir Begovic, Nathan Ake, Nathaniel Chalobah, Ruben Loftus-Cheek, Dominic Solanke dhe Ola Aina janë larguar të gjithë.
Chelsea ka shpenzuar 150 milionë paundë për blerjen e Morata, Rudiger, Bakayoko dhe Caballero. Por, 4 lojtarë në hyrje dhe 8 në dalje janë bilanc që nuk përputhet me një ekip kampion.
“Ne na duhet kohë, ndoshta 4 vjet për të luftuar për Ligën e Kampioneve dhe për tu matur me më të mirët në botë”, tha trajneri Conte, pikërisht në ditën kur pronari Abramovich kërkoi një mbledhje urgjente për të kuptuar situatën kaotike në klub.
Chelsea do të luajë të dielën në stadiumin Wembley në derbin ndaj Tottenham dhe Conte mbetet favoriti numër 1 për tu shkarkuar i pari mes trajnerëve të Premier League.

T� tjera
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...
-
Tahiri-Matoshit, pasi përmendi Sami Lushtakun: Mos moralizo
Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuve...
-
Rasti i Arlindës, Musliu sjell shembullin e Pejgamberit për rolin e gruas në jetën e burrit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, ka folur për herë të parë në ...






























