Lajme

Charles Michel sot në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 07:13 | 15 June 2022

Sot për vizitë zyrtare në Kosovë, qëndron Presidenti i Këshillit të Evropës, Charles Michel.

Ai do të pritet nga drejtuesit më të lartë të shtetit si presidentja Vjosa Osmani.

Sipas agjendës, takimi pritet të mbahet në orën 10:00, kurse një orë më vonë, në 11:00, Osmani e Michel do të mbajnë një konferencë për media.

-Advertisement-

Michel po ashtu sot, do të qëndrojë në Maqedoninë e Veriut dhe më pas do ta vizitojë edhe Malin e Zi.

Ky është turneu i dytë i vizitave në Ballkanin Perëndimor që Michel ka zhvilluar, pasi në maj ai vizitoi Serbinë, Shqipërinë dhe Bosnjë e Hercegovinën.

Michel gjatë vizitave në Ballkan do të bisedojë me liderët e shteteve për raportet e tyre me Bashkimin Evropian, për situatën në rajon pas pushtimit rus të Ukrainës, por edhe për takimin e përbashkët të liderëve të BE-së dhe Ballkanit, që pritet të mbahet në Bruksel më 23 qershor.

Pritet që kreu i Këshillit Evropian ta shfrytëzojë këtë vizitë edhe për të sqaruan idenë e tij për krijimin e një “Bashkësie gjeopolitike evropiane”, që ka thënë se do të bashkonte vendet e BE-së dhe shtetet evropiane që nuk janë në bllok, por që ndajnë vlera të përbashkëta.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera