Champions League serbisht në Kosovë? Reagon ashpër ministri
Autori: Gazeta inFokus 14:50 | 14 September 2018
Është cilësuar skandaloz pretendimi që Champions Leagu të transmetohet në Kosovë nga Radio Televizioni i Serbisë. Reagim të ashpër ka pasur nga tifozët, ndërkohë që nuk ka qëndruar duarkryq edhe Kujtim Gashi, Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sporteve.
“Është e papranueshme që pas aq shumë mundimeve, vuajtjeve e sakrificave për të ndërkombëtarizuar sportin e Kosovës, e veçanërisht futbollin, sot të ketë tendenca që të vihet në pikëpyetje anëtarësimi ynë në UEFA e FIFA, nga pretendimet për të transmetuar në Kosovë Ligën e Kampioneve të UEFA-së, përmes Radio Televizionit të Serbisë”, shkruan në një postim në “Facebook” Gashi.
Më tej ai ka shtuar: “Kosova është e barabartë në UEFA dhe FIFA dhe për këtë më së shumti jemi borxhli ndaj Legjendës së Sportit tonë, Fadil Vokrrit. Është fyerje edhe ndaj tij dhe gjithë atyre që kanë dhënë e sakrifikuar aq shumë për të përjetuar emocione si ato që kishim në ndeshjen premiere Kosovë – Ishujt Faroe.
Nëse lejohet një hap i tillë, esencialisht mund të kontestojë barazinë tonë me shtetet e tjera në UEFA dhe FIFA. Kosova është shtet i pavarur e sovran dhe Serbia nuk mund të ketë kurrë me asnjë kompetencë mbi Kosovën, as për sport e as për asnjë gjë tjetër.
Si Ministër i Sportit, pres që të gjitha institucionet përgjegjëse të kryejnë detyrat e tyre për të garantuar pavarësinë e sportit të Kosovës, qoftë në fushat e blerta apo në ekranet tona televizive. Ashtu siç nuk mundet më Serbia të organizojë ndeshje futbolli në territorin e Kosovës, nuk mundet as të marrë të drejta për transmetime televizive në Kosovë, sepse ndryshe ky do të ishte cenim i integritetit territorial të shtetit tonë”.
Të tjera
-
Stoltenberg sugjeron bisedime për heqjen e kufizimeve ndaj armëve për Ukrainën
Ukraina mund të triumfojë në betejën e saj për t’i zmbrapsur forcat ruse me “...
-
PDK: Jemi të vendosur për t’i dhënë fund keqqeverisjes
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka zhvilluar sot t...
-
Hapja e urës në Mitrovicë: Për disa “rritje e tensioneve”, për të tjerët “gjë e mençur”
Ndërsa paralajmërohet hapja e mundshme e urës kryesore mbi lumin Ibër, që nda...
-
Nesër pritet të lirohet Gani Geci
Ish-deputetit i Lidhjes Demokratike të Kosovës Gani Geci i cili është duke e ...
-
E dhimbshme: Ndahet nga jeta veterani i UÇK-së nga Peja
Është ndarë nga jeta pas një sëmundje të shkurtër në moshën 59-vjeçare, Muham...
-
Aksioni i doganës: Sekuestruohen mbi 9 mijë maica, e shumë mallra të tjera
Dogana e Kosovës ka realizuar disa operacione kontrolli gjatë kësaj jave dhe ...
-
Kurti në Marinë të Skenderajt përkujton dy të rënët heroikisht Rasim Kiçina dhe Ragip Halilaj
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të enjten në Marinë të Skenderajt ka për...
-
Pas zgjedhjeve në BE s’parashikohen ditë të mira për Kosovën, GLPS del me 3 skenare
Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) ka organizuar sot një diskutim...
-
Lista Serbe kundër hapjes së urës kryesore në Mitrovicë, kërkon reagimin e BE
Lista Serbe, e cila ka mbështetjen e Beogradit zyrtar, ka kundërshtuar parala...
-
Musliu: Arrestimi i Gjukanoviq, goditje e hapur ndaj shtetësisë së Malit të Zi
Lufta Hibride në Ballkanin Perëndimor është duke e goditur fuqishëm edhe Mali...
-
Maqedonci: Ushtarakët e rinj po shkollohen sipas standardeve më të larta të NATO-s
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, bashkë me komandantin e FSK’së, Bashkim...
-
Kurti akuzohet se logon e 25 vjetorit të çlirimit e kopjoi nga lokali i Ridvan Muharremit
Ish-deputeti i partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, e ka ak...