Sport

Challandes tregon se a do të luajnë Muriqi dhe Shala

Autori: Gazeta inFokus 12:06 | 11 November 2019

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, flet në një konferencë për media në Prishtinë, në prag të dy ndeshjeve përfundimtare të verdhekaltërve në fushatën kualifikuese për Kampionatin Evropian të vitit 2020.

Challandes u ndal për flas edhe për lojtarët që e shqetësojnë me dëmtimet e tyre.

Challandes: E kemi një problem me Shalën, ta shohim nëse do të jetë gati, do ta shohim situatën. Ai dëshiron të luajë dhe të shohim. Edhe Paqarada është lënduar, por sot nuk do të ushtrojë, do të pushojë, kështu ka kërkuar klubi i tij. Do ta shohim nesër se si do të reagojë. Me të tjerët jemi OK, nuk ka probleme.

-Advertisement-

Challandes: Vedat Muriqi ka luajtur në Rizespor, por e tregoi nivelin e tij edhe në Fenerbahçe. Ka pasur ndikim pozitiv transferimi i tij te Feneri. Jemi të kënaqur me zhvillimin e tij. Ai është paksa i lënduar, po flasim me të. Ka dhimbje, por është më mirë. Shpresojmë që deri të dielën të jetë OK.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit

Të tjera