Sport

Challandes shpreson në ardhjen e Hadërgjonajt dhe Shabanit te Kosova

Autori: Gazeta inFokus 17:01 | 03 September 2018

Challandes duke ju përgjigjur pyetjes së gazetarëve për repartin e mbrojtjes tha se kemi vështirësi por do të shikojë bashkë me shtabin që në stërvitje të shohim futbollistët më të mirë. Unë po punoj që të kemi një ekip të mirë jo vetëm për këto lojë por edhe për të ardhmen. Kosova ka një ekip që mund të themi foshnje 2 vjeçare, por që shpresoj se do të rritet  dhe ka një të ardhme jashtëzakonisht të mirë. Unë nuk preferoj që të fiksoj rezultate, sepse nganjëherë fitoret sikur që patëm kundër Shqipërisë mund të jenë të rrezikshme dhe mund të vetëkënaqemi e kjo nuk guxon të na ndodhë.

Ne patëm disa ndeshje miqësore me rezultat të mirë por kjo nuk guxon të na mashtrojë. Sa i përket kundërshtarit Azerbajxhanit unë mendoj se është një skuadër e fortë me agresivitet dhe është e ranguar më së larti në këtë grup. Prandaj duhet të kemi kujdes. Nuk ka favorit absolut prandaj do të bëjmë më të mirën e mundshme. Challandes ka folur edhe për futbollistët që mund të bashkohen Kombëtares në të ardhmen si Meritan Shabani e Hadërgjonaj duke thënë se dyert do të jenë të hapura. Gjendja e futbollistëve është e mirë dhe nuk kemi asnjë telashe sa i përket kësaj.

“Ardhjet e mundshme të Meritan Shabanit dhe Florent Hadergjonajt? Jam në kontakt me Hadergjonaj që ishte në pritje të ftesës së Zvicrës, por që nuk e mori. Nga ky moment do të provoj ta sjelli në kombëtaren tonë, kam kontakte të mira edhe me agjentin Erdin Shaqiri (vëllai i Xherdanit). Me Shabnin po shihet se ka disa probleme me Kombëtaren e Shqipërisë, por familja e tij e ka marr një vendim. Kam biseduar me babanë dhe vëllanë i tij, tani do t’i lëmë pak kohë dhe të vendos se a do të na bashkohet”, ka deklaruar trajneri zviceran i Kosovës.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova Nënshkruan Parimet për Fuqizim të Grave (WEPs)
-Advertisement-

Të tjera