Challandes kështu e komentoi deklaratën e trajnerit të Danimarkës

Autori: Gazeta inFokus
16:52 | 20 March 2019
Selektori i Kosovës, Bernard Challandes, është duke mbajtur konferencën për shtyp para ndeshjes së nesërme me Danimarkën.
Kosova dhe Danimarka do ta takohen për herë të parë në stadiumin “Fadil Vokrri”, me fillim të orës 19:00.
Homologu i Challandes, Age Hareide ditë më parë deklaroi se ndeshjen me Kosovën e sheh si stërvitje dhe se është i detyruar ta zhvillojë këtë ndeshje.
“Sikur të ishte varur prej meje, ne vetëm do të stërviteshim për ndeshjen e Zvicrës, por UEFA thotë se ne duhet të luajmë ndeshje. Për shembull, mund ta kishim zgjedhur Gjermaninë si një kundërshtar, por do të ishte një kundërshtar tepër i vështirë para ndeshjes së Zvicrës. Prandaj, pranuam të luajmë kundër një ekip të renditur më ulët dhe kemi gjashtë zëvendësime. Kështu që do të jetë një stërvitje e mirë për ne”, ka thënë Hareide, transmeton Insporti.com.
Ndërsa në pyetjen e Insportit, se a e sheh si përulje deklaratën e trajnerit të kombëtares së Danimarkës, Age Hareide, ai është përgjigjur se nuk e sheh si të tillë.
“Unë nuk mendoj ashtu, sepse të gjithë trajnerët thojnë se ka ndeshje të lehtë, por nuk ishte lehtë të fitosh ndaj Maltës, apo dikujt tjetër. Ne në shtator do të luajmë ndaj Gjiblartarit, nuk mund të themi se është një skuadër e dobët dhe mos t’i respektojmë, është thjesht një zgjedhje. Danimarka mund të luaj kundër skuadrave të mëdha ose ekipe si Kosova, është një zgjedhje. Danimarka do ta ketë një ndeshje të fortë më Zvicrën pas pesë ditësh nuk do ta ketë një ndeshje të
lehtë, ashtu dhe Kosova nuk është një ekip i lehtë, por nuk është Franca, ne nuk jemi kampion të botës”, deklaroi selektori Challandes.

Të tjera
-
“Toka e Babës” – Rifat Smani tregon se është një nga problemet më të mëdha të shqiptarëve, për këtë arsyje nisi serialin e ri
Rifat Smani, një prej aktorëve më të njohur në skenat shqiptare, ka filluar n...
-
Osmani: Sot edhe Kosova feston krah për krah me Amerikën
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në përvjetorin e 249-të të Pavarësisë së ...
-
Kurti takohet me dy deputetë britanikë
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti sot në...
-
Haziri: Vendimi i Kushtetueses është kristal i qartë, por po keqinterpretohet nga LVV
Lutfi Haziri, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka thënë se ve...
-
Shefja e UNMIK vizitë në Bruksel, takon Emisarin Sorensen dhe të tjerë, i jep mbështetje dialogut Kosovë- Serbi
Shefja e Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), Caroline Ziadeh,...
-
Nisin punimet për betonimin e dy urave të reja mbi lumin Ibër në veri të Mitrovicës
Zëvendësministri i Infrastrukturës Hysen Durmishi ka publikuar video të punëv...
-
Nxehtë në fundjavë – javën e ardhshme rënie e temperaturave
Mot shumë i nxehtë do të vazhdoj të mbretëroj përgjatë ditëve të fundjavës në...
-
Osmani bisedon me Arifin rreth konstituimit të Kuvendit
Presidentja Vjosa Osmani konsultimet me përfaqësuesit e partive që kanë ulëse...
-
Shenoll Muharremi “godet”, Hekuran Muratin: Ky djalë as nuk e kupton ekonominë e as nuk di çka flet
Analisti i njohur ekonomik, Shenoll Muharremi, ka reaguar ashpër ndaj qëndrim...
-
Trump 40 minuta bisedë telefonike me Zelenskyn, u diskutua furnizmi i Ukrainës me mbrojtje ajrore
Presidenti i SHBA, Donald Trump, zhvilloi një bisedë telefonike ditën e sotme...
-
Endrit Thaçi uron Edi Ramën: Sot feston ditëlindjen miku më lojal i babait
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, i ka uruar ditëlindjen kr...
-
Konsultimet me partitë politike, presidentja Osmani takohet me Veton Berishën
Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim deputetin nga komuniteti egji...