Sport

Challandes flet për përballjen ndaj Maltës

Autori: Gazeta inFokus 12:17 | 17 November 2018

Në Maltë është mbajtur konferenca e fundit para ndeshjes Maltë – Kosovë që do të zhvillohet sot.

Trajneri Bernard Challandes ka dal në konferencë së bashku me mesfushorin Hekuran Kryeziu.

“Jemi në prag të vrapimit të fundit në Ligën e Kombeve. Jemi në vendin e parë, por do të jetë shumë e vështirë që ta mbajmë vendin e parë”, ka thënë Bernard Challandes.

-Advertisement-

“Me Maltën nuk do të jetë ndeshje e lehtë. Duhet të japim shumë nga vetja në mënyrë që të jemi të parët”, shtoi Challandes.

Ndeshja Maltë – Kosovë luhet nga ora 18:00.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera