Sport

Challandes befason të gjithë: Pse duhet patjetër që të fitojmë ndaj ekipeve si Suedia e Çekia?

Autori: Gazeta inFokus 17:05 | 11 October 2021

Trajneri i kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, në konferencë për media para ndeshjes me Gjeorgjinë ka befasuar të gjithë me deklaratën e tij, duke thënë se pse patjetër duhet të fitojnë ndaj ekipeve si Suedia e Çekia, shkruan Gazeta inFokus.

“Te kemi ambicie përtej reales. Ky është problem. As ekipi as unë s’kemi problem me ju (u drejtohet gazetarëve). Per nje periudhe kemi pasë rezultate shumë të mira dhe kemi menduar se do të shkojmë çdoherë lart e më lart. Futbolli s’funksionon kështu. Jemi në UEFA dhe FIFA që gjashtë vite. Rrugës mund të kemi probleme, ju kanë ndodh shumë ekipeve. Pse duhet patjetër që ne ta mposhtim nje ekip si Sllovenia. Pse mendoni se duhet çdoherë të fitojmë ndaj Sllovenisë. Është një dallim. Ne mund të fitojmë ndaj Suedisë? Patjetër! Mund të fitojmë ndaj Çekisë? Patjetër! Por pse mendoni se ne duhet patjetër të fitojmë. Jo me çdo kusht duhet te kemi fitore ndaj kombëtareve të këtij niveli”, u shpreh Challandes.

Ndeshja mes Kosovës dhe Gjeorgjisë luhet të martën nga ora 20:45 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin

Të tjera