Çfarë thotë hulumtimi i GAP-it për tërheqjen e 30% nga Trusti
Autori: Gazeta inFokus 16:22 | 14 June 2022
Nëse qytetarët e Kosovës do të tërhiqnin 30 për qind të parave që kanë grumbulluar në Fondin e Kursimeve Pensionale, i njohur si Trusti, atyre do t’u duheshin tetë vjet për t’i rikthyer këto mjete.
Kështu ka konstatuar një hulumtim i Institutit GAP, i cili ka analizuar pasojat ekonomike që mund të ketë miratimi i një projektligji që synon mundësimin e tërheqjes së parave të Trustit deri në 30 për qind.
Sipas këtij hulumtimi, në rast se aprovohet ky ligj, Trusti obligohet që të fillojë procedurat për shpërndarjen e deri 594 milionë eurove, apo afër çerekun e mjeteve që ka nën menaxhim.
GAP ka vlerësuar se afër gjysma e kontributdhënësve pritet të tërheqin mesatarisht nga rreth 96 euro ndërsa vlera mesatare e kursimeve të një kontributdhënësi në Trust është 5,400 euro.
Hulumtimi ka përmendur edhe pasojat që kjo tërheqje mund të ketë te pensionistët e ardhshëm.
“Shterrja e kursimeve pensionale në moshën e pensionimit do të shkurtohej për 2.2 vite”, thuhet në hulumtim.
Tutje, sipas GAP-it, “tërheqjet e shpeshta nga Trusti do të dëmtonin kredibilitetin e Trustit në tregjet financiare, çka mund të bëhet më e vështirë që Trusti të performojë mirë në të ardhmen”.
Krijimi i mundësive ligjore, që qytetarët e Kosovës të tërheqin mjete të kursimeve të tyre nga Fondi i Kursimeve Pensionale ka shkaktuar debat në Kosovë, me argumente për dhe kundër.
Propozimin lidhur me këtë e ka bërë më 9 mars subjekti më i madh opozitar, Partia Demokratike e Kosovës, përmes një projektligji të dorëzuar në Kuvendin e Kosovës.
Ajo u përkrah edhe nga subjekti tjetër opozitar, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
Në anën tjetër, Qeveria e Kosovës është shprehur kundër një tërheqjeje të mjeteve nga Fondi i Kursimeve Pensionale.
Në mbledhjen e Qeverisë të mbajtur më 1 qershor, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se nëse Kuvendi voton për një tërheqje të re nga Trusti, ky do të ishte “rrënim” i kursimeve të qytetarëve.
Ekonomistët në anën tjetër, kanë mendime të ndara nëse tërheqja e mjeteve nga Trusti do të duhej të lejohej.
Sipas propozimit të Partisë Demokratike të Kosovës, kontribut-paguesit që kanë më pak se 10 mijë euro kursime pensionale, duhet ta kenë të drejtën e tërheqjes së 30 për qind të mjeteve.
Ata që kanë deri në 20 mijë euro kursime – 25 për qind, nga 20 mijë deri 30 në mijë – 20 për qind. Për kontributpaguesit që kanë kursime pensionale në shumën prej 30 mijë eurosh – 15 për qind, dhe ata mbi 40 mijë euro – 10 për qind.
Qytetarët e Kosovës kanë pasur të drejtë që të tërhiqnin kursimet e tyre nga Trusti pas një vendimi të marrë më 2020. Ky vendim ishte marr për shkak të përkeqësimit të gjendjes financiare të familjeve në Kosovë, për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Nga Trusti ishin tërhequr afro 200 milionë euro nga mbi 420 mijë kontributpagues.
Të enjten, më 16 qershor, Kuvendi i Kosovës ka në rend dite shqyrtimin e parë të Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për fondet pensionale të Kosovës.
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 27 prill
Organizuar nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, Komisioni Qeveritar për Perso...
-
Ministria e Jashtme gjermane tregon për takimin me Kurtin
Zyra gjermane për Punët e Jashtme ka komentuar takimin që ka pasur ministrja ...
-
Osmani nesër me nderime te Memoriali për të Pagjeturit dhe për homazhe në Mejë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, nesër do të bëjë nderime te Memoriali për...
-
Gjiganti zviceran “Lika Group” synon ta zbukurojë Prishtinën
Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompan...
-
Tërmeti me magnitudë 5.8 ballë godet Tajvanin
Një tërmet me magnitudë 5.8 ballë ka goditur Tajvanin. Tërmeti u regjistrua m...
-
Blinken: Kemi parë prova të përpjekjes së Kinës për të ndikuar në zgjedhjet e SHBA
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se SHBA ka parë prova të përp...
-
Kurti: Kur vendet autoritare po kërcënojnë me largim, Kosova me meritë kërkon anëtarësimin në KiE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nëpërmjet rrjetit social Facebook, ka fol...
-
Ndërron jetë Bojan Tonçiq, gazetari serb që kundërshtoi Millosheviqin për luftën e Kosovës
Në moshën 57 vjeçare ka ndërruar jetë gazetari serb Bojan Tonçiq. Tonçiq d...
-
Abdixhiku në Hamburg këtë fundjavë, paralajmëron dy tubime
Kryetari I LDK-së, Lumir Abdixiku ka njoftuar për agjendën që do ta ketë gjat...
-
Sandulloviq-Hillit: “Duhet t’ju vijë turp nga vetja”
Politikani serb, Nikolla Sandulloviq, e ka postuar një fotografi në platformë...
-
Mbahet ceremonia e lidhjes me internet të shkollës së 100-të në Republikën e Kosovës
Ministria e Ekonomisë, përmes Projektit të Kosovës për Ekonomi Digjitale (KOD...
-
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit
Pretendimi i ngritur nga Vudi [Vedat] Xhymshiti se Zëvendës Ndihmës Sekretari...