Çfarë thonë autoritetet, liderët botërorë dhe ekspertët për Bitcoin?
Autori: Gazeta inFokus 13:05 | 19 January 2018
Monedha kriptografike Bitcoin po sjell një prej revolucioneve më të mëdha në historinë e financave në 100 vitet e fundit. Çfarë thonë autoritetet, liderët botërorë dhe ekspertët për Bitcoinin?
Monedha kriptografike Bitcoin po sjell një prej revolucioneve më të mëdha në historinë e financave në 100 vitet e fundit, raporton PCWorld Albanian.
Shumë prej jush mund të jeni skeptikë për Bitcoin dhe teknologjinë blockchain megjithatë shumë liderë botërorë, ekonomistë, ekspertë të industrisë, CEO dhe investitorë kanë artikuluar mjaft lëvdata në drejtim të monedhës.
Bitcoini dhe fenomeni blockchain dhe fuqia e tyre për të inovuar janë të pandashme.
Të gjithë jemi dëshmitarë sesi TCP/IP ndryshoi internetin, sesi Google u bë ky që njohim sot përmes internetit.
Bitcoin dhe blockchain do të shtyjnë industrinë globale financiare drejt kufijve të rinj, kështu e konsiderojnë disa prej personazheve më të spikatura të botës së teknologjisë dhe financave, citate këto të cilat PCËorld.al i sjell në vazhdim.
Çfarë thonë liderët botërorë, ekonomistët, dhe ekspertët për Bitcoin?
Peter Thiel
Bashkëthemelues i PayPal
“PayPal ka pasur qëllim krijimin e një monedhe të re virtuale. Ne dështuam në këtë mision dhe thjeshtë kemi krijuar një sistem pagesash. Mendoj se bitcoin ka potencialin për tu shfaqur si një monedhë e vërtetë por sistemi i pagesave i mungon. Është i vështirë për tu përdorur dhe kjo është sfida e vërtetë e tij.”
Eric Schmidt
Ish Kryetar Ekzekutiv i Google
“Bitcoin është një arritje e jashtëzakonshme. Thjesht ideja e të krijuar të një diçkaje e cila nuk mund të kopjohet në botën dixhitale mjafton për të nxjerrë në pah vlerën e pamatshme të bitcoin.”
Al Gore
Ish zëvendës presidenti i Shteteve të Bashkuara
Kur monedha bitcoin këmbehet në para tradicionale, pikërisht këtu duhet ndërhyrë nga autoritet. Mendoj se është diçka fantastike të zëvendësohet funksioni i qeverisë së një vendi nga një algoritëm.”
Richard Branson
Themelues i Virgin Galatic
“Mendoj se po funksionon. Mund të ketë monedha të tjera të ngjashme me të të cilat mund të jenë më të mira. Por rreth Bitcoin sillet një industri e tërë. Njerëzit kanë bërë pasuri përmes tij e të tjerë kanë humbur para. Vlera e tij është e luhatshme, por edhe sot njerëzit bëjnë para duke shfrytëzuar luhatjen e monedhave që kemi në qarkullim.”
Milton Friedman
Nobelist në Ekonomi
“Mendoj se interneti do të jetë një prej forcave të cilat do të reduktojnë rolin e qeverisë. E vetmja gjë që mungon dhe që së shpejti do të implementohet është e-paraja.”
John McAfee
Themelues i McAfee
“Vë bast se në një periudhë afatgjatë bitcoin do të kapë vlerën e 500,000 dollarëve. Nuk është një investim spekulativ edhe pse aktualisht po përdoret nga njerëzit si i tillë. Ndërsa rrjeti i Bitcoin zgjerohet, vlera e monedhës rritet.”
Bill Gates
Themelues i Microsoft
“Bitcoin premton kjo sepse tregon sesa i lirë është. Bitcoin është më i mirë se ky sistem që kemi sepse eliminon përdorimin fizik të parasë, diçka e papërshtatshme për transaksionet e mëdha.”
Nassim Taleb
Analist
“Bitcoin është fillimi i diçkaje të jashtëzakonshme. Një monedhë pa një qeveri që e kontrollon, diçka e domosdoshme dhe imperative. Do të duhet kohë përpara se të ndërtohet besim mbi të.”
Jeff Garzik
Bashkëthemelues i Bloq
“Kur dëgjova për herë të parë për bitcoin e mendoja të pamundur. Si mund të kesh një para terësisht dixhitale? Por sikur të kopjoja hardiskun tuaj do të kisha në duar bitcoinët tuaj? Nuk e kuptoja sesi funksiononte dhe bëra kërkime. U mahnita.”
Peter Diamandis
Themelues i X Prize
“Në themel bitcoin është një monedhë inteligjente dizajnuar për të ardhmen. Nuk kemi më nevojë për banka, nuk paguajmë më tarifa ekstra për kartat e kreditit, për transfertat e parave, të këmbimit dhe nuk kemi nevojë për një jurist për të kryer transaksionet.”
PCWorld.al sjell sesi Bitcoin dhe monedhat e tjera kriptografike trajtohen në shtetet e zhvilluara si Australia, Japonia dhe Zvicra
Japonia, ndryshe nga fqinjët e Koresë dhe Kinës të cilët do të implementojnë masa ndaj monedhave kriptografike, ka hapur dyert për Bitcoin.
Monedha më popullore në planet është e legalizuar në vendin ishullor dhe shumë biznese kanë nisur të përfitojnë nga avantazhet që ofron monedha.
Bitcoin është metodë zyrtare pagese. Në Dhjetor një kompani filloi të paguante punonjësit në bitcoin për një pjesë të pagës.
Në Dhjetor dy banka Zvicerane, Vontobel Holding AG dhe Falcon Private Bank thanë se ditët më të mira të bitcoin ende nuk kanë ardhur.
Madje një kishë në Zyrih filloi të pranonte donacione në bitcoin. Zvicra është shndërruar në një qendër të komunitetit kriptografik
Banorët e Chiasso-s në Zvicër mund të paguajnë taksat në Bitcoin. Provinca Zug në Zvicër konsiderohet si Silicon Valley e kriptomonedhave.
Që nga data 27 Tetor qeveria Zvicerane aprovoi pagesën e shërbimeve shtetërore deri në 200 franga në Bitcoin për banorët e Zug.
Australia është një tjetër shembull i një bashkëjetesë të shkëlqyer me monedhat kriptografike.
Autoritetet financiare Australiane lejojnë blerjen dhe shitjen e monedhave kriptografike dhe në një udhëzim të publikuar më 1 Korrik të 2017-ës, shitjet dhe blerjet e monedhave si bitcoin nuk janë subjekt taksimi.
Cilat janë përfitimet e shteteve te cilat kane vendosur ta pranojnë?
Vendet që kanë hapur dyert për bitcoin janë kryesisht shtete me një liri ekonomike të lartë. “Monedhat dixhitale janë mënyra më efektive për të rritur lirinë ekonomike. Ato kanë potencialin për të pasuruar një vend të varfër dhe përmirësuar jetën e miliarda njerëzve,” shprehej evangjelisti i Bitcoin dhe CEO i Coinbase Brian Armstrong.
Çfarë do të thotë liri ekonomike? Është e drejta fondamentale e çdo njeriu për të kontrolluar punën dhe pronën e tij thotë Fondacioni Heritage.
Në një shoqëri me ekonomi të lirë, çdo individ është i lirë të punojë, prodhojë, konsumojë dhe investojë në çfarëdo mënyrë që dëshiron.
Bitcoin ka një impakt madhor në lirinë ekonomike të një vendi thotë investitori engjëll Rogers Ver dhe kjo arrihet përmes disa faktorësh:
Është më e lehtë të nisësh një biznes
Forcon të drejtën e pronës
Promovon tregtinë e lirë
Promovon kontratat e lira
U siguron njerëzve një rrugëdalje nga sistemet e korruptuara
Ver beson se mundësia është aty për çdo vend që kërkon të rrisë lirinë ekonomike dhe tu sigurojë qytetarëve të saj një të ardhme me mirëqenie më të lartë.
“Mjafton që një vend të pranojë bitcoinin dhe ai vend ka për tu bërë një fuqi ekonomike,” shprehej Ver. /PCWorld Albanian
Të tjera
-
Moti sot i vranët dhe me intervale me diell
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot parashihet të jetë jet...
-
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sipas kalendarit sot do të vazhd...
-
Kurti: Një shoqëri e lirë nga dhu*na është shoqëri më e fortë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se beteja për barazinë në shoqër...
-
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor – çka pritet nga dialogu?
Takimi i ardhshëm i kryenegociatorëve të Kosovës e Serbisë, Besnik Bislimi dh...
-
“Peci ka aludu se ‘fushata’ kundër tij ka nisur nga kolegët në Qeveri që kanë xhelozi” – Burim Ramadani thotë se qeveria ka probleme përbrenda
Analisti Burim Ramadani tha se në Qeverinë Kurti ka “panik ligjore”, sepse si...
-
Grabitje në një market në Pejë, një person i maskuar kanosi me thikë punëtoren dhe ia mori 500 euro
Marketet në vendin tonë jo rrallëherë janë cak i hajnave. Kjo dukuri po krijo...
-
Të shtëna armësh në Prishtinë, lëndohen disa persona
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sot në Prishtinë, pas një konflikti mid...
-
Shpalosja e programit për arsim në Vushtrri, Abdixhiku premton rritje të pagave për mësimdhënësit
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka shpalosur detaje nga tubimi që mbajti ...
-
Promovohet pulla postare kundër dhu*nës gjinore `Sot dhe Çdo Ditë Tjetër`
Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj, ka lëshuar sonte në qarkullim post...
-
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhụna, asnjëra nga ne nuk është vërtetë e lirë
Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, presidentja e Koso...
-
Izraeli tërheq kundërshtimin për Kosovën në Konventën Apostile të Hagës – vendi aty kishte aderuar më 2016
Ministria e Punëve të Jashtme e Mbretërisë së Holandës ka njoftuar se shteti ...
-
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i prekni asetet e shtetit
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se miqtë ndërkombëtarë të Kosovë...