Çfarë rezerva shtetërore ka Kosova?
Autori: A.H
14:26 | 13 March 2020
Shteti i Kosovës nga viti 2012 filloi krijimin e rezervave shtetërore. Madje përgjegjësit thonë se nga viti në vit shtuan sasinë në stoqe.
Mallra si agro-ushqimore, grurë, naftë, barna esenciale e produkte tjera thuhet se ka të rezervuara, ani se sasia e tyre nuk bëhet e ditur, pasi kjo konsiderohet sekret shtetërorë, shkruan Gazeta inFokus.
“Rezerva shtetërore ka: mallra agro-ushqimore, grurë, naftë, barna esenciale etj. DRSH vazhdimisht është duke e rritur stokun me produkte të rezervës shtetërore si në sasi ashtu edhe në lloje të produkteve, ndërsa sa i përket nevojave për rritje ato janë të mirëseardhura”, thuhet në një përgjigje të Ministrisë së Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, në kuadër të së cilës tani funksionon Departamenti i Rezervave Shtetërore, për Gazeten inFokus.
Rezervat shtetërore të mallrave sigurohen në bazë të Planit strategjik afatmesëm por sasaia e tyre madje as vendi se ku ruhen ato nuk bëhen të ditura.
“Bazuar në Planin strategjik 2019-2021, të hartuar nga Departamenti i Rezervave Shtetërore (DRSH), në kuadër të MEPTINIS, në bashkëpunim me ministritë e linjave, buxheti është i konsiderueshëm sipas planifikimit të programit vjetor. Konsiderojmë se në rast të kërkesës për ndonjë intervenim të mundshëm emergjent DRSH-ja do t’i dalë në ndihmë gjithë popullatës të asaj zone ku kërkohet intervenimi”, thuhet në njoftimin e ministrisë, shkruan Gazeta Infokus.
Ditëve të fundit është vërejtur një kërkesë më e madhe e artikujve esencial nëpër qendrat tregtare. Kjo si pasojë rasteve të koronavirusit në vendet e rajonit dhe më gjerë.
Megjithatë njohësit e ekonomisë kanë kërkuar që institucionet të verifikojnë rezervat shtetërore dhe të bëjnë veprime konkrete për aktivizim të rezervave.
“Nga informacionet, prej të gjithë furnizuesve kryesor: Ka sasi të mjaftueshme të miellit, pra nuk ka as arsye për panik, as për rritje çmimesh; Për të parandaluar çdo mundësi të çrregullimeve në treg, Ministria e Ekonomisë, duhet të bëj verifikim urgjent të rezervave shtetërore dhe të përgatis veprime konkrete për aktivizim të rezervës shtetërore”, ka deklaruar kryetari i Odes Ekonomike të Kosovës Berat Rukiqi. /Gazeta Infokus/

T� tjera
-
Për vetëm 6.40 euro metri katror AKP-ja shet në Fushë Kosovë mbi 11 mijë metra katror tokë bujqësore
Plot 11 mijë e 825 metra katrorë tokë bujqësore në Fushë Kosovë janë shitur n...
-
Babai dyshohet se ngacmoi sek*sualisht vajzën e tij 13-vjeçare, Prokuroria në Pejë kërkon paraburgim
Prokuroria Themelore në Pejë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj...
-
Protesta e djeshme në Tiranë, policia vendos 36 gjoba për bllokimin e rrugës
36 masa administrative janë vendosur ndaj disa protestuesve, të cilët gjatë z...
-
Shoferë, bëhuni gati për dimër – nga 15 nëntori pajisjet dimërore bëhen obligative
Nga 15 nëntori deri më 15 mars të gjithë drejtuesit e automjeteve janë të obl...
-
Shpërthim në një shkollë në Gjermani, plag*osen 10 nxënës, pesë prej tyre dërgohen në spital
Një incident i rëndë është regjistruar në një shkollë të mesme në qytetin Obe...
-
Trump pasi republikanët humën kontrollin e Kongresit: Me gjasë do të gjejmë një zgjidhje me demokratët
Pas zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA, presidenti amerikan, Donald Trump, ka ...
-
Erion Veliaj zhvendoset nga sektori i paraburgimit në atë spitalor
Burgu i Fierit ka kryer zhvendosjen e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj,...
-
10 vjet nga rasti i Astrit Deharit, VV me familjen e tij konferencë te Prokuroria Speciale
Sot bëhen 10 vjet nga vdekja e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit De...
-
VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
Me çmime dhe zbritje që deri më soooot, s’i keni paaa asnjëherë! Po, poooo...
-
Hoti publikon shifrat: Disa ministri nuk realizuan as 1% të investimeve kapitale
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka kritikuar ...
-
Kurti pret ambasadorin e BE-së, sot i dorëzohet Raporti për Kosovën 2026
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot pret në takim shefin e...
-
“Pritje, mall, dhimbje e lutje”, Altin Krasniqi me dedikim emocionues në 6-vjetorin e dërgimit në Hagë të babait të tij
Altin Krasniqi, djali i Jakup Krasniqit, ka kujtuar 6-vjetorin e arrestimit t...




























