Rozë

Çfarë po planifikojnë Liam Payne dhe Cheryl?

Autori: Gazeta inFokus 14:37 | 06 March 2018

Janë përfolur shumë për ndarje, por duket se vëmendja e tyre është e përqëndruar diku tjetër më e rëndësishme, siç është djali i tyre i vogël i cili për pak ditë mbush një vjeç,

Bëhet fjalë për çiftin e famshëm, Liam Payne dhe Cheryl, të cilët në 22 mars festojnë ditëlindjen e vogëlushit.

Pikërisht për këtë arsye çifti po mendon organizimin e një feste surprizë, ku ende nuk dihet se kë do të ftojnë.

-Advertisement-

Një mik i afërt i çiftit rrëfeu për MailOnline se përgjatë kësaj kohe, Liam dhe Cheryl janë më të bashkuar se kurrë me njëri-tjetrin dhe po funksionojnë si një familje e vërtetë: “Ata po planifikojnë një super festë për djalin e tyre, Bear, i cili feston ditëlindjen e tij të parë. Dhe për këtë arsye iu them se ata janë më të bashkuar se kurrë”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Diplomon gjenerata e dytë e studentëve UNIK të UNI-të me diploma të fuqizuara nga Arizona State University
-Advertisement-

Të tjera