Rozë

Bay T me akuza ndaj produksionit: Mbi 5 mijë vota veç prej familjarëve, dhomë të rrëfimit s’më kanë thirrë kurrë, këngën nuk ma kanë lëshu…

Autori: Gazeta inFokus 11:32 | 08 November 2024

Këngëtarja Bay T është banorja e fundit nga Big Brother Vip Kosova që doli me vota të publikut nga shtëpia.

Pas daljes ajo ka hedhur akuza ndaj produksionit.

“Kanga e re nuk mu ka lëshu brenda, besa as një parashutë që ma kanë qu, nuk u hi brenda – nuk e di shumë e çuditshme u kanë, krejtve ju erdhën dronat, na jemi kanë jashtë kur ka ardhë parashuta veç nuk u leju me hy…përveç kangës “jam mërzit”, u shpreh Bay T.

-Advertisement-

“Jam tu mendu që, nuk po du me qitë produksionin as show poshtë, por janë disa sene të çuditshme që mua nuk më janë doke shumë në rregull. P.sh asnjëherë nuk më kanë ftu dhomë të rrëfimeve, veç njëherë që kemi nënshkru diçka, teshat që janë ardhë janë hi mas 5-6 dite, non-stop kam lyp me hy dhomë të rrëfimeve, kam dashtë me dal edhe gjithçka. Krejt gati i kanë thirrë mu jo“, tha ajo.

“Përmbi 5 mijë vota veç prej familjarëve të mijë, e lë më prej njerëzve që më kanë dashtë e fansave”, tha ajo e habitur në Klan Kosova.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan
-Advertisement-

Të tjera