Lajme

Çfarë po ndodh në Prishtinë? Largohen kubëzat pas 5 ditësh që u rregulluan

Autori: Gazeta inFokus 23:10 | 29 September 2020

Kufizimin e lëvizjes së qytetarëve gjatë pandemisë kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, e shfrytëzoi që të rregullonte punët e lënë në gjysmë në kryeqytet, shkruan IndeksOnline.

Por cilësia e punimeve në rrugë po kritikohet fuqishëm nga qytetarët.

Në faqen “ Vrojtuesit e Lagjes-Prishtinës” qytetarët raportojnë më dhjetra raste ku shihet cilësia e dobët e punimeve.

-Advertisement-

Madje sot, është publikuar një fotografi  në rrugën “Gazmend Zajmi” ku shihen punëtorët duke larguar kubëzat që ishin vendosur para 5 ditëve.

Por ky nuk është rasti i vetëm.

Kritika të shumta për cilësinë pati edhe për vendqëndrimet e reja për autobusë.

Pas pak ditësh ato u dëmtuan, shkruan IndeksOnline.

Ndërkohë, raportohet edhe për cilësinë tejet të dbët të asfaltimit të rrugëve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera