Ekonomi

Çfarë përfitojnë qytetarët nëse paguajnë me kartelë në Kosovë?

Autori: Gazeta inFokus 08:45 | 01 September 2020

Shoqata e Bankave të Kosovës me mbështetje nga bankat komerciale të Kosovës dhe Visa, ka lansuar një fushatë informuese për të sqaruar se cilat janë përfitimet e qytetarëve nëse kryejnë pagesat e tyre me kartelë bankare.

“Kjo fushatë ka për qëllim të rrisë besimin në përdorimin e kartelave bankare dhe të ndikoj pozitivisht te rritja e pagesave me kartela bankare në Kosovë dhe reduktimin e parasë KESH në ekonomi”, thuhet në një komunikatë të këtij institucioni.

Reduktimi i përdorimit të parasë së gatshme dhe rritja e pagesave elektronike thuhet se do të kontribuonte edhe në luftimin e ekonomisë informale e cila shpesh përcjellët me transaksione me KESH por edhe do të rriste konkurrencën në fushën e pagesave e që sjell përfitime të shumta për konsumatorët po ashtu edhe për bizneset si dhe ekonominë në tërësi.

-Advertisement-

Ndërkaq, qytetarët sipas Shoqatës së Bankave do të kishin përfitime të mëdha.

“Kartela bankare ju ofron siguri dhe lehtësi në pagesat tuaja duke mundësuar edhe transaksionet pa kontakt për shuma të vogla dhe të përditshme. Në këtë kohë pandemie, kjo mundësi për të paguar pa kontakt ndikon edhe në parandalimin e shpërndarjes së virusit Covid-19”.

Përveç kësaj, pagesa me kartelë bankare kursen kohën “pasi që nuk keni nevojë që çdo herë të bëni tërheqje të parasë KESH në bankomat dhe të mbani KESH me vete, gjithashtu me kartelë bankare mund të bëni blerje dhe pagesa online kështu duke kursyer kohën tuaj”.

Pagesat me kartelë bankare regjistrohen në raportin bankar të qytetarëve duke mundësuar menaxhimin më të mirë të shpenzimeve dhe financave personale si dhe reduktojnë përdorimin e KESH-it e që ndihmon në luftimin e ekonomisë jo-formale dhe parasë së falsifikuar.

“Pagesat me kartelë bankare mund të bëhen në të gjitha pajisjet POS të bankave të Kosovës, pa asnjë kosto shtesë dhe pa dallim në shumën që e paguani, kosto e transaksionit për kartelë mbajtësit është ZERO”, thuhet në njoftim.

Fushata do të zhvillohet gjatë muajve shtator -nëntor 2020 dhe pritet të ketë ndikim pozitiv për klientët bankar, për avansimin e tregut të pagesave si dhe për ekonominë e Kosovës në tërësi./Gazeta Infokus/

Udhëto nga Suedia drejt Kosovës me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy