ÇFARË NDIKIMI KANË ZHVILLIMET DHE LAJMET E KËQIJA NË SHËNDETIN TONË MENDOR!
Autori: Gazeta inFokus 13:37 | 20 October 2023
Shkruan: Doruntina Grulaj
Kemi parasysh që luftërat kanë ndikime të mëdha në jetët e njerëzve dhe shoqërinë në mbarë globin. Pa dyshim ato lënë edhe pasoja të tmerrshme, duke filluar me humbjen e njerëzve të pafajshëm, dëme të mëdha materiale, humbje të familjarëve, spastrime etnike me ikje nga vendet e tyre duke shkuar drejt vendeve tjera si refugjatë, pastaj janë trauma psikologjike, vështirësi në jetesë, ndikimi në arsim dhe kulturë, etj. Të gjitha këto sjellin shumë gjëra tjera të këqija dhe mbas një kohë të gjatë fillojnë dalin në pah edhe pasojat tek njerëzit dhe shëndeti i tyre mendor dhe fizik. Derisa po flasim për luftërat e dimë se lajmet përhapen në mënyrë marramendëse, me zhvillimin e teknologjisë e kemi më lehtë se kurrë të pranojmë informacionin, i cili mund të jetë i vërtetë dhe i pa vërtetë. Burime të rëndësishme për të marrë informata mbi zhvillimet e fundit dhe ngjarjet në botë kemi si; televizonin, gazetat, rrjetet sociale, dhe faqe të ndryshme të internetit, të cilat i shlfetojmë çdo ditë. Por, e rëndësishme është që këto burime të jenë të sakta, të shpejta, të besueshme sepse lajmet e rreme (fake), ndikojnë tejet negativisht në shëndetin mendor të njeriut.
Fatkeqësisht bota po përballet me një krizë humanitare dhe thuajse kudo që jemi ndihemi të pavetëdijshëm për sigurinë tonë, vendin, familjet dhe miqtë tanë. Aksesi në rrjete sociale është shumë më tepër se ka qenë më parë, njerëzit besojnë lajme të tilla të pa vërteta dhe kanë hapësirë të paragjykojnë apo krijojnë edhe urrejtje mes popujve dhe shteteve të ndryshme. Kriza thellohet edhe më shumë kur kemi shembull pandeminë COV-2019, që nga viti 2019 njerëzit kanë ndryshuar thuajse në gjithçka, duke filluar mënyrën e jetesës, punës, po ashtu me zhvillimin, inovacionin e çmendur të teknologjisë jeta ka marrë një tjetër dimension.
Me një klikim ne shohim ngjarjet tragjike, krizat globale, situatat negative nëpër botë, të gjitha këto kanë ndikim të thellë në emocionet dhe shëndetin mendor të njeriut. Ne shohim lajme të hidhura, vrasje, luftëra, sëmundje të ndryshme si përhapen më shpejtësi, këto e shumë gjëra tjera negative sjellin stresin, ankthin, depresionin, shqetësimin për të ardhmen, ndryshimet në sjellje, izolimi social etj.
Lajmet e hidhura gjithashtu mund të shkaktojnë probleme me gjumin, humbjen e oreksit, mund ta ndërrojnë rutinën e përditshme të punës. Jemi koshient se disa persona ndjejnë më shumë emocione të ndryshme, dhe nuk arrijnë të kontrollojnë ato, duke përmendur këtu edhe mendimet negative për të ardhmen se si do të vazhdojë jeta e tyre, kështu vetëm se fusin kriza ose ndryshime negative në jetën e tyre.
Andaj secili që ndjen veten të pasigurt, të mërzitur, të shqetësuar, të vetmuar apo vëren se ka ndryshime tek vetja, duhet të flas me persona të besueshëm, psikolog, apo edhe me miq që ju rrethojnë që të bëni diskutime të temave të ndryshme që të shfaqni emocionet e juaja, mos lejoni ti shtypni ato assesi, shprehuni në atë çfarë ju brengos.
Për ti ikur kësaj rutinë dhe lajmeve ju duhet të bëni diçka që ju pëlqen juve, diçka që ju ngjall ndjenjë lumturie, duhet të jetoni të tashmen tuaj, të punoni, të merreni me aktivitete, ti buzëqeshni ditëve që jetoni. Këto zhvillime nuk duhet të ndikojnë në përkeqësimin e gjendjes tuaj, sepse probleme të tilla bota ka pasur dhe do të ketë. Është lufta, teknologjia, interesa botërore të shteteve për pushtet dhe dominim, mbase zhvillimi i teknologjisë dhe media sociale jo rrallë herë i bën gjërat më të mëdha se sa duken.
Andaj, kjo nuk do të thotë se duhet të jeni gjithmonë pozitiv dhe gjithmonë të qëndroni sikur nuk keni njohuri se çfarë po ndodh rreth jush, apo në vendet tjera nëpër botë. E rëndësishme është që të mos dorëzoheni, dhe të mbani sa më larg stresin dhe ankthin, duke mos besuar gjithçka që shikoni dhe duke mos lejuar veten të bini pre e ngjarjeve që ndodhin nëpër botë, sepse ato kalojnë sikur çdo krizë tjetër.
Të tjera
-
Gërvalla: Vendosmëria e Kosovës për rend dhe ligj në jug e veri është forca jonë më e madhe
Zëvëndëskryeministrja e Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, ka shkruar në profi...
-
Kurti merr pjesë në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Kult...
-
Ftesa e presidentes, flasin nga AAK
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, i ka dërguar letër ...
-
Ftesa për datën e zgjedhjeve, PDK do ta shprehë qëndrimin e saj në takim me Osmanin më 31 korrik
Partia Demokratike e Kosovës është deklaruar rreth ftesës së presidentes Vjos...
-
Gara në Ujman, Gërvalla: Vendosmëria e Kosovës për rend dhe ligj në jug e në veri është forca jonë më e madhe
Zëvëndëskryeministrja e Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, ka shkruar në profi...
-
Situata me zjarret në Shqipëri, Ministria e Mbrojtjes: 5 vatra ende aktive
Situata me zjarret në Shqipëri vijon të jetë shqetësuese, teksa aktive janë e...
-
Hoti i quan kontradiktore matjet e Pulsit Publik: Dëshmojnë vetëm propagandën e Qeverisë
Deputeti i LDK’së, Avdullah hoti, ka reaguar pas publikimit të rezultateve të...
-
Kurti publikon pamje nga pritja që u bëri Macron në Pallatin Elysee, takohet me Scholz e liderë të tjerë
Kryeministri Albin Kurti ka publikuar pamje nga pritja që u ka bërë President...
-
“25% të kohës në të pame”, Kryeziu i kundërpërgjigjet Demit pas matjeve se si e kalon Kurti kohën
Anëtar i shoqërisë civile, Agron Demi, dje publikoi në profilin e tij një sta...
-
Zhduket një punëtor pakistanez në Kosovë
Një punëtor pakistanez është raportuar si i zhdukur në rrethana ende të paqar...
-
Selmanaj për Kurtin e VV-në: Shpallin tradhtarë këdo që mendon ndryshe
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike, Driton Selma...
-
Policia konfiskon armë e fishekë në Zubin Potok e Zveçan
Policia e Kosovës ka konfiskuar armë pa leje dhe fishekë në veri të vendit, k...