Çfarë fshehu Kryeministri nga militantët e VV-së dhe qytetarët dje

Autori: Shenoll Muharremi
11:42 | 06 November 2023
Dje në një fjalim të gjatë tek anëtarët e VV kryeministri tha që nuk mjaftojnë 24h me i tregu sukseset e tija dhe të qeverisë. Mesiguri ka disa suksese që kanë arritur. Por mënyra si Kurti ka filluar të përdorë vetëm njërën anë të medaljes dhe të manipuloj apo fshef, ndryshoj, realitetin është e pazakont dhe e frikshme. Dje u përmendën shumë gjëra po jo edhe ato kresoret për qytetarët dhe bizneset e Kosovës.
Asnjë fjalë të vetme për sfidat kryesore ekonomike si inflacioni dhe rritja astronomike e çmimeve. Çrregullimet në tregun e punës dhe kriza e punëtorëve nuk u përmend as në një fjali të vetme. E mos të falsim për temat edhe më shqetësuese e serioze sikur migrimi epidemik i punëtorëve jashtë vendit dhe rritja e varfërisë.
As faktin që gati 500,000 gra të moshës së punës janë jashtë tregut të punës nuk u adresua dhe përmend. Në total kemi mbi 700,000 persona në Kosovë që janë jashtë tregu të punës e në anën tjetër ka një krizë për punëtorë!
- Fjala e tij e parë për ekonomi filloj me këtë dekleratë: “Bruto Produkti Vendor i Kosovës kur ne erdhëm në qeverisje ishte më pak se 6.8 miliardë euro, e në vitin që vjen do t’i kalojë 10 miliardë euro. Për katër vjet do t’i bije që BPV është rritur për gati 50%”.
-Nga viti 2021 deri në fund të vitit 2023 PBV është rritur nga 7,96 në 9.84 miliardë euro. Kjo i bie që gjatë qeverisjes aktuale kemi një rritje prej 23.69% të GDP deri më tani. E cka do të ndodhë në të ardhmën duhet të presim dhe shofim, mos të nxitojmë.
-Ekonomia e Kosovës ka rënë nga 16.32% rritje kur ka filluar mandatin qeveria Kurti në vetëm 2.02% rritje tremujorin e fundit. Këtë nuk e përmend aspak në fjalim. Si rezultat, gjithashtu nuk përmendet fakti që mbi 26,000 persona i janë shtuar listës së gjatë të varfërisë nga 2021-2023 që tashmë përbënë 16% të popullatës.
-Kam elaboruar detaisht herave tjera se si rritja e ekonomiksë nuk përkthehet në rritje të mirëqenies dhe kushteve për biznes. Me rritje mund të përfitojnë një grup shumë i vogël. Psh edhepse ka pasur rritje 2012-2022 gati 80%, pagat mesatare janë rritur vetëm 98euro gjatë kësaj periudhe.
- Deklerata tjetër ishte: “Janë dyfishuar si investimet e huaja ashtu edhe eksportet”
-Nga 772 milion investime të huaja direkte vitin e fundit kemi 525 milion që janë në patundshëmeri, dmth kryesisht blerje të banesave nga mërgata dhe diaspora jonë. 67% të të huaja direkte i kemi diaspora jonë duke blerë banesa.. e tash duhet të vlerësojmë nëse këto duhet ti quajmë investime të huaja?
-Në fakt nëse e largojmë këtë pjesë kemi vetëm 248 milion investime. Por më e keqja është fakti që vetëm nga 14 milion prej tyre investohen në prodhim dhe ICT, dmth një vlerë prej vetëm 1.8% nga totali.
-Sa i përket exporteve, e vërtetë se janë rritur. Por ironia është tek fakti që bizneset që më së shumti i ka luftuar kjo qeveri e kanë rritur eksportin, ‘oligarkët’. Ndërsa Kryeministri qëllimisht nuk përmend importin sa është rritur dhe relacionin e tji në ekonomi dhe me BPV. Importi kronik i lartë po e shkatërron ekonominë e Kosovës.
- Një dekleratë tjetër e çuditshme ishte se “me 2.5 milionë euro kemi ndërtuar infrastrukturë në mbështetje të bizneseve në parqet industriale të Vushtrrisë, Suharekës, Vitisë dhe Lipjanit”.
-Nëse kalon në rrugën Prishtinë-Mitrovicë që ende që 14 vite nuk ka përfunduar dhe me muaj të tërë nuk punohet asgjë! Aty e shef edhe një ‘park biznesi’ i cili me vite të tëra, sigurisht 5-6 vite nuk po funksionalizohet. Duket sikur një varr biznesi. Një fakt që në turpëron se si as një park shumë të vogël për disa biznese nuk kemi mundur ta funksionlizojmë me vite të tëra, ngjashëm sikurse rrugën që kalon aty. Si ka mundësi të krenohemi me dicka të tillë?
-2.5milion për parqe biznesi është rreth 0.015% e PBV të Kosovës – apo kupotohemi për cfarë është fjala. Kjo më kujton një moment tjetër kur në një takim të qeverisë u ndanë diku 60,000 për përkrahje të punësimit të grave derisa kemi rreth 500,000 gra jashtë tregut të punës ndërsa me standarde ndërkombëtare nevojiten, mvarësisht nga sektori, rreth 20,000-25,000 euro investime për krijimin e një vendi të qëndrueshëm pune.
-Ne kemi një strukturë buxhetore të qeverisë që gati 1 miliardë euro alokon për ndihma dhe politika sociale. Ministria (MINT) që është përgjegjëse për forcim të bizneseve vendore ka buxhet vetëm 25m për vitin 2024, kjo është rreth 0.1% e BPV vetëm – kaq është interesi për ekonomi dhe përkrahje të bizneseve. Këtu janë edhe eksportet, pra qeveria nuk ka rritur eksprotet por ato janë rritur nga ndëmarrësitë shumë të vyeshëm të Kosovës dhe Kryeminsitri nuk duhet të provoj të marr merita këtu por duhet t’i fameminderoj ‘oligarkët’ që i lufton dhe kërcënon me mbyllje të bizneseve.
- Për fund, u përmend që “me BE kemi nënshkruar një marrëveshje për përfshirjen e Kosovës në programin e Tregut të Përbashkët Evropian. Ky program me vlerë 4.2 miliardë euro për periudhën 2021-2027”
-Me këtë program qeveria pat tentuar të mashtroj publikun që Kosova do përfitoj 4.2 miliardë nga BE, ju kujtohet? Ende po manipulohet me këtë program.
-Ky është një program që Kosova ka marrë pjesë edhe më herët, vetëmse emrin e ka ndryshuar. Kosova paguan anëtarësi vjetore që merr pjesë. Qeveria duhet me na treguar SA ka përfituar Kosova deri më tani nga ky program? Sa projekte, cfarë shumash? Me gjasv asgjë deri më tani nuk kemi përfituar se nuk kemi ndëgjuar as për një projekt të vetëm. Andaj, pse të krenohemi më këtë, apo për cfarë të krehohemi shtrohet pyetja?
Anëtarësohu në grupin e Infokus në Viber: GAZETA INFOKUS – VIBER – ANTARËSOHU
Dhe në grupin e Infokus në Facebook: GAZETA INFOKUS – FACEBOOK – ANTARËSOHU

Të tjera
-
Samiti i OSBE-së/ Nuk do të ketë takim Blinken-Lavrov
Me darkën joformale të ministrave të Jashtëm pjesëmarrës në Këshillin Ministr...
-
Edhe sot vazhdon Këshilli Ministror i OSBE-së në Shkup
Edhe sot do të vazhdojë Këshilli i 30-të Ministror të Organizatës për Siguri ...
-
Haxhiu: Albin Kurti një kryeministër supermashtrues
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, e ka quajtur Albin K...
-
PSD do të mbajë sot konferencë lidhur me arrestimet
Partia Socialdemokrate sot do të mbajë konferencë për media. Në njoftimin ...
-
Ditë e rëndë, në 24 orët e fundit dy vrasje në Kosovë
E mërkura në Kosovë ishte ditë e rëndë, ku brenda 24 orëve ndodhën dy vrasje....
-
Blinken mirënjohës ndaj Osmanit që udhëhoqi takimin e këshillit të Ministrave të Jashtëm të OSBE-së
Sekretari i Shtetit në ShBA, Antony Blinken, është pritur në takim nga minist...
-
Mot sot i vranët dhe me intervale me diell
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot mban mot i vranët dhe ...
-
Kuvendi so do të debatojë për raportin e KE-së për Kosovën
Kuvendi i Kosovës sot mban debat parlamentar në lidhje me raportin e Komision...
-
Behgjet Pacolli: Lajm i tmerrshëm për tragjedinë në familjen e Naim Murselit
Një vrasje e rëndë ka ndodhur sonte në Prishtinë, ku si pasojë e të shtënave ...
-
Flasin nga policia për vrasjen tjetër në Prishtinë, 52 vjeaçin që u therr me thikë
Një tjetër ngjarje tragjike ka ndodhur sonte në rrugën ‘Ali Vitia’, ku një pe...
-
Detaje nga tragjedia në Prishtinë: I riu që dyshohet se theri për vdekje vjehrrin e tij ende në arrati
Një tjetër ngjarje e rëndë ka tronditur sonte kryeqytetin, ku i riu, Edon Buj...
-
Ky është i dyshuari për vrasjen në Prishtinë, dyshohet se theri për vdekje vjehrrin e tij
Pak më parë raportoi për një ngjarje tragjike që ka ndodhur në rrugën ‘Ali Vi...