Çfarë duhet të dini për rundin e dytë të zgjedhjeve në Francë?
Autori: Gazeta inFokus 10:03 | 23 April 2022
Zgjedhjet e së dielës në Francë do të përcaktojnë nëse presidenti aktual pro-evropian, Emmanuel Macron, apo politikania e së djathtës ekstreme, Marine Le Pen, do të drejtojë ekonominë e dytë më të madhe të Bashkimit Evropian, gjatë pesë vjetëve të ardhshëm.
Kush do të fitojë?
Sondazhet e opinionit favorizojnë fitoren e Macronit për mandatin e dytë. Epërsia e tij është përmirësuar qëkur dy kandidatët janë kualifikuar për balotazh në rundin e parë të zgjedhjeve, që është mbajtur më 10 prill.
Megjithatë, sondazhet e tanishme e nxjerrin Macronin me 54-56 për qind të votave, në krahasim me 66.1 për qind të votave të fituara në zgjedhjet e vitit 2017, kur kundërkandidate ka pasur njësoj Le Penin.
Fitorja e Le Penit nuk mund të përjashtohet, edhe pse ka më pak gjasa.
Çfarë do të jetë vendimtare?
Macron dhe Le Pen janë përballur me njëri-tjetrin në një debat të vetëm televiziv, që është mbajtur të mërkurën në mbrëmje. Performanca e dobët e Le Penit në debatin e vitit 2017 është thënë se ka luajtur rol të madh në humbjen e saj. Kësaj here mbetet të shihet.
Kë nuk e pëlqejnë votuesit apo kujt i frikësohen më shumë? Asnjëri prej kandidatëve nuk ka mjaftueshëm mbështetës tradicionalë. Pra, çelësi i tyre është t’i bindin votuesit se kandidati tjetër është më i keq.
Ajo që bëjnë votuesit e majtë, do të jetë vendimtare për rezultatin.
Stili dhe politikat e Macronit kanë mërzitur shumë të majtë dhe ai pritet ta ketë më të vështirë se në vitin 2017 për të fituar mbështetjen e tyre.
Çfarë ndodh pastaj?
Kushdo që fiton të dielën, do ta arrijë këtë pas një fushate përçarëse dhe ndoshta me një shumicë të vogël. Nëse Macron fiton, siç parashikojnë sondazhet, ai do ta ketë mandatin e dytë më të vështirë. Votues të të gjitha shtresave ka të ngjarë të dalin në rrugë, për shkak të planeve të tij për të vazhduar reformat pro bizneseve.
Nëse Le Pen fiton, atëherë pritet të ketë ndryshime rrënjësore në politikat e brendshme dhe ndërkombëtare të Francës, ndërsa protestat në rrugë mund të fillojnë menjëherë.
Sido që të jetë, një nga sfidat e para të fituesit do të jetë fitorja e zgjedhjeve parlamentare të qershorit.
Cilat janë çështjet kryesore për votuesit?
Fuqia blerëse është shqetësimi kryesor i votuesve, pas rritjes së madhe të çmimeve të energjisë dhe inflacionit. Le Pen e ka fokusuar me sukses fushatën e saj në këtë çështje.
Fushata zgjedhore ka filluar në mes të luftës në Ukrainë. Sondazhet i kanë dhënë një shtyrje fillestare Macronit, por ajo është zbehur.
Sondazhet tregojnë se votuesit janë të pakënaqur me politikën ekonomike të Macronit, por papunësia është në nivelin më të ulët në disa vite dhe të anketuarit nuk mendojnë se ndonjë nga kundërshtarët e tij do të vepronte më mirë.
Mënyra se si Macron e ka trajtuar pandeminë e koronavirusit mund të luajë gjithashtu rol.
Kur dihet fituesi?
Votimet fillojnë të dielën e 24 prillit në orën 06:00.
Ato përfundojnë në orën 18:00, pastaj publikohen exit poll-et dhe televizioni francez nxjerr fotografinë e fituesit.
Rezultatet zyrtare nisin të dalin gjatë mbrëmjes, por exit poll-et zakonisht janë të besueshme./REL
Të tjera
-
NATO në kërkim të dronëve që mund të mbijetojnë në Arktik
Rusia dhe Kina kanë shtuar aktivitetet ushtarake në Arktik, përderisa shtetet...
-
Bojkot ndaj dyqaneve e marketeve edhe në Maqedoni të Veriut, përgjysmohet qarkullimi tregtar
Drejtoria e të Ardhurave Publike (DAP) e Maqedonisë së Veriut ka bërë të ditu...
-
Tahiri pas tubimit në Klinë: Fitorja është afër ndërsa shpëtimi i Kosovës po bëhet realitet
Besnik Tahiri kandidati për deputet me numrin 10 nga Aleanca për Ardhmërinë e...
-
Policia jep detaje për çantën e dyshimtë tek Rruga B në Prishtinë
Sot rreth orës 14:00 një pjesë e “Rrugës B”, në kryeqytet që është bllokuar n...
-
Walker: Pas përfundimit të misionit në Kosovë, askush s’më pyeti se çfarë kishte ndodhur
Të shtunën, në ambientet e “Reporting House”, u zhvillua një diskutim publik ...
-
Alarm në Prishtinë: Dyshohet për mjet shpërthyẹs në Rrugën B
Një situatë e tensionuar është krijuar sot në Prishtinë, pasi është raportuar...
-
Protestat në Serbi, studentët nisin bllokimin 24 orësh të 3 urave të Novi Sadit
Studentët serbë të Novi Sadit të përkrahur edhe nga qytetarë të tjerë nga Beo...
-
Musliu: Gratë në Drenicë gjithmonë kanë ditur të ngrihen në momentin e duhur
Ganimete Musliu, kandidatja për deputete me numrin 12 nga Partia Demokratike ...
-
Haradinaj: Kurti po më sụlmon pasi po ia përmendi dështimet
Ramush Haradinaj, kandidati i koalicionit Kosova Fituese, ka qenë në një tubi...
-
“Viti, bastioni i LDK-së” – Rrezarta Krasniqi ndan disa fotografi nga tubimi i LDK-së
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka ndarë disa ...
-
Ndërron jetë profesori Isuf Dedushaj, epidemiologu i parë shqiptar në Kosovë
Epidemiologu i njohur, i pari nga shqiptarët e Kosovës, Isuf Dedushaj, ka vde...
-
Shenoll Muharremi: Deri tani partitë politike u dënuan me mbi 432 mijë euro për shkeljen e Kodit Etik
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka pasur mjaft punë në tri javët e...