I anulohet suspendimi gjyqtarit që ia ndërpreu arrestin shtëpiak Enver Sekiraqës

Autori: Gazeta inFokus
13:28 | 01 February 2025
Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) ka revokuar vendimin me të cilin gjyqtari Agim Kuçi ishte suspenduar lidhur me vendimin për ndërprejen e masës së arrestit shtëpiak ndaj Enver Sekiraqës, i cili ende gjendet në arrati.
Kështu ka konfirmuar në një përgjigje për “Betimi për Drejtësi”, zëdhënësja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Aishe Qorraj.
“Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), me datë 24 janar 2024 në rastin disiplinor me nr…, e ka revokuar vendimin KGJK-së të datës 21 maj 2024, për suspendimin e gjyqtarit – subjekt i hetimit, ndërsa lidhur me përgjegjësinë disiplinore vendimi nuk mund të bëhët publik në këtë fazë”, thuhet në përgjigjen e zëdhënëses.
Gjyqtari Kuçi ishte suspenduar pas shpalljes së aktgjykimit me 25 vjet burgim për Sekiraqën për nxitje në vrasjen e policit Triumf Riza, ku mori aktvendim që t’ia ndërpres masën e arrestit shtëpiak dhe të mbrohet në liri.
Ndërsa, Gjykata e Apelit, më 17 maj 2024 pas ankesës së Prokurorisë Speciale mbi vendimin e Themelores, e cila më 3 maj 2024 ia kishte ndërprerë që masën e arrestit shtëpiak duke e lënë të mbrohej në liri, ka vendosur që Sekiraqa do të kthehet në paraburgim derisa aktgjykimi të marrë formë të prerë.
Por, një ditë pas këtij vendimi, Policia ka njoftuar se nuk e ka gjetur Sekiraqën në shtëpi, për ta shoqëruar në paraburgim dhe deri tani i njëjti nuk është arrestuar.
“Këshilli, pas shqyrtimit dhe analizimit të dy rasteve disiplinore ka themeluar panelet hetimore. Sa i përket rastit AD/KGJK/04/2024/GJTHPR-AD/GJTHPR/8/24, Këshilli bazuar në kërkesën e autoritetit kompetent me shumicë të votave vendosi për suspendimin e gjyqtarit që është subjekt i hetimit, deri në një vendim tjetër të Këshillit”, thuhej në njoftimin e KGJK-së kur ishte suspenduar gjykatësi.
Aty thuhej se Këshilli vlerësoi se suspendimi i subjektit të hetimit, në këtë fazë të procedurës, do të krijojë parakushte që paneli hetimor të hetoj në tërësi çështjen në mënyrë të pavarur, objektive dhe të pa ndikuar. / BetimipërDrejtësi

Të tjera
-
“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi
Ish-këshilltari i sigurisë kombëtare, gjatë administratës së parë të Donald T...
-
Policia zbulon rrjetin e shpërndarjes së drọgës në Prishtinë, arrestohet një i dyshuar
Policia e Kosovës, konkretisht Njësia e antidrogës në Regjionin e Prishtinës,...
-
‘Reshje të pakta dëbore’, parashikimi i motit për ditët në vijim
Mot kryesisht me vransira parashihet ditën e premtë. Nuk mungojnë intervale ...
-
Kurti udhëton për Gjermani, merr pjesë në Konferencën e Sigurisë
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka udhëtuar për në Gjermani. Kurti në ...
-
Aksident në rrugën Prishtinë – Pejë, tre persona të lënduar
Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në rrugën Prishtinë – ...
-
“Kërkush s’po të pengon – E ki mundësinë me e bë qeverinë, bëje qysh të duash”, Bedri Hamza për Kurtin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK’së, Bedri Hamza ka kërkuar nga pa...
-
Hamza për fyerjet e Kurtit: Ecim tutje, nuk është gjuhë e duhur
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka vlerësuar se gjatë fusha...
-
Haradinaj: Kosovës i duhet më shumë se kurrë unitet për t’i bërë ballë administratës Trump
Analistja politike, Meliza Haradinaj, ka thënë se Kosova duhet ta lexojë mesa...
-
Mehmetaj: Problemet në KQZ i konvenojnë Vetëvendosjes
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) po përballet me vështirësi të mëdha edhe...
-
‘Mesazhet e Grenellit ishin të duhura’: Tri arsyet që çuan në rënien e Kurtit
Tri arsye për rënien e mbështetjes së Kurtit: ekonomia në gjendje të rëndë, m...
-
Hamza: Nëse partia e parë nuk i krijon institucionet e marrim ne përgjegjësinë
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK’-ë, Bedri Hamza ka thënë se parti...
-
Aksident i rëndë trafiku në rrugën Prishtinë – Pejë, rrokulliset një automjet
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sonte në rrugën Prishtinë – Pejë Sip...