Lajme

Certifikohet kontingjenti i ri i trajnuar i liderëve luftarakë të FSK-së

Autori: Gazeta inFokus 15:17 | 16 April 2022

Ministri I Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka njoftuar për certifikimin e një kontingjenti të ri të trajnuar të liderëve luftarakë, shkruan Gazeta Infokus.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Mehaj ka thënë se liderët e rinj, janë specializuar, sipas standardeve më të larta.

“Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes kurorëzon suksesin e radhës me trajnimin dhe certifikimin e grupit të ri të liderëve luftarakë.
Liderët e rinj, janë specializuar, sipas standardeve më të larta, për teknikat dhe taktikat e kamuflimit dhe lëvizjes në manovrime të shumëfishta të zjarrit të drejtpërdrejtë të skuadrës, si dhe marshimit me shpejtësi me mbrojtje aktive që sfidohet nga sulmet potenciale të armikut”, ka shkruar Mehaj në Facebook.

-Advertisement-

Gjithashtu, ai ka thënë se vazhdon drejt sukseseve të radhës./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera