Lajme

Çekia mbështet projektin për luftimin e dhunës në familje në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 16:57 | 20 January 2023

Programi për të Drejtat Civile në Kosovë-CRP/K, në bashkëpunim me organizatën joqeveritare çeke Qendra për Këshillimit për Shtetësi/të Drejtat Civile dhe të Njeriut – Poradna, kanë zbatuar projektin i cili është financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës Çeke, si pjesë e programit të bashkëpunimit në tranzicion për vitin 2022.Projekti është fokusuar në temën aktuale, të dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore.

Pjesë e saj ishte edhe shkëmbimi i përvojës dhe modeli i parandalimit dhe luftimit të dhunës në familje në Republikën Çeke. Në kuadër të këtij projekti janë organizuar aktiviteteve të ndryshme si konferenca/punëtori dhe vizita studimore përmes të cilave institucioneve përkatesë të Kosovës u është mundësuar shkëmbimi i përvojës çeke shumëdimensionale në politikat ligjore dhe mekanizmat institucional dhe të tjerë në luftën kundër dhunës në familje.

Një pjesë e rëndësishme e projektit ishte bartja e ekspertizës së policisë çeke tek kolegët e tyre kosovarë. Për me tepër, është përpiluar një dokument i përbashket i politikave, qëllimi i të cilit është të paraqesë parimet bazë të disa masave të përdorura në Republikën Çeke për zbatimin efektiv të instrumenteve për parandalimin dhe luftimin e dhunës në familje dhe me bazë gjinore dhe një rishikim i mundësive të përdorimit të masave të ngjashme në sistemin e mekanizmave të mbrojtjes së dhunës në familjes në Kosovë.Dhuna në familje është një problem i përhapur që ndikon negativisht në integritetin fizik, psikologjik e ekonomik dhe, si i tillë, fatkeqësisht ende ndodh në të gjitha kulturat dhe shoqëritë anembanë botës.

-Advertisement-

Nisur nga përmasat e këtij fenomeni, ndikimi që ka në shoqëri dhe marrëdhëniet specifike që cenohen, është i nevojshëm angazhimi i shumë institucioneve shtetërore, gjegjësisht një qasje multi-sektoriale./Rtk

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera