Lajme

Çekaj alarmon për gjendjen e deponisë së mbeturinave në Hulaj të Deçanit: Krim kundër shëndetit të banorëve dhe natyrës

Autori: Gazeta inFokus 20:00 | 04 September 2026

Anëtari i Kuvendit Komunal nga Lidhja Demokratike e Kosovës të Deçanit, Ndriçim Çekaj ka reaguar për gjendjen e deponisë së mbeturinave në fshatin Hulaj të Deçanit, duke thënë se banorët e zonës po përballen me erëra të rënda dhe rrezik potencial për shëndetin, shkruan Gazeta Infokus.

Çekaj ka publikuar pamje që, sipas tij, i janë dërguar nga banorët e fshatit, ndërsa për situatën ka fajësuar keqmenaxhimin e proceseve të brendshme në Ndërmarrjen Lokale “Higjiena”.

“Kjo pjesë është kthyer në një tmerr për banorët e kësaj ane, prej erërave të tmerrshme, e deri te mundësia për vatër të infeksionit, pra rrezikim me vetëdije të shëndetit të banorëve”, ka deklaruar Çekaj.

-Advertisement-

Ai ka drejtuar kritika edhe ndaj pushtetit lokal të Aleancës në Deçan, duke pretenduar se Ndërmarrja “Higjiena” është lënë në “kaos menaxherial”.

Sipas tij, ndërmarrja ka mbetur prej kohësh pa kryeshef ekzekutiv, ndërsa për më shumë se një muaj edhe pa ushtrues detyre të kryeshefit dhe pa zyrtar financiar.

Çekaj i ka bërë thirrje kryetarit të Deçanit, Bashkim Ramosaj, dhe drejtorit të Shërbimeve Publike, Izet Zenuni, që të ndërmarrin masa për zgjidhjen e situatës.

“I bëj thirrje Kryetarit Bashkim Ramosaj dhe Drejtorit të Shërbimeve Publike Izet Zenuni t’i ushtrojnë përgjegjësitë e tyre, të bëjnë zgjidhje, t’i kryejnë obligimet ndaj ndërmarrjes”, ka thënë ai

Në fund, Çekaj ka kërkuar reagim të menjëhershëm, duke e cilësuar gjendjen e deponisë si kërcënim për banorët dhe mjedisin.

“Deponia në Hulaj është krim kundër shëndetit të banorëve dhe natyrës në atë anë, prandaj veproni sa më shpejt”, ka përfunduar Çekaj

Më poshtë gjeni postimin e tij të plotë:./Gazeta Infokus/

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy