Sport

Capello nuk përmbahet dhe kritikon Mourinhon: Si mund të zëvendësosh Abraham?

Autori: Gazeta inFokus 11:44 | 24 October 2022

Roma doli pa pikë nga Olimpico në sfidën kundër Napolit teksa verdhekuqtë u ndëshkuan nga një gol i Victor Osimhen në minutën e 80-të. Këshu, të kaltrit marrin një fitore të madhe dhe ruajnë vendin e parë duke u konsoliduar si një nga skuadrat pretendente për të fituar titullin ndërkohë që nga ana tjetër, te Roma ka ende për të përmirësuar.

Së fundmi në drejtim të kryeqytetasve, vijnë edhe kritikat nga një ish-romanist si Fabio Capello, i cili “kapet” me Mourinhon për zëvendësimin e sulmuesit Tammy Abraham në minutën e 63-të.

“Ishte një gabim zëvendësimi i Abraham. Po i shkaktonte shumë “dhimbje koke” Napolit dhe falë tij mbrojtësit dhe mesfushorët e të kaltërve nuk kishin lirinë për të organizuar lojën. Të isha në vendin e Mourinhos nuk do ta kisha zëvendësuar sepse sapo Abraham doli nga fusha, atëherë Napoli pati shumë më pak probleme dhe kishin mundësinë për të mirëmenduar sulmet”, tha Capello.

-Advertisement-

Etiketa:
Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy