Sport

Calhanoglu dhe Calabria kthehen në skuadrën e Milanit

Autori: Gazeta inFokus 16:13 | 24 November 2018

Hakan Calhanoglu dhe Davide Calabria janë ftuar nga Gennaro Gattuso për ndeshjen e së nesërmes ndaj Lazios në kuadër të Serie A-së.

Dyshja është rikthyer nga lëndimi, mirëpo nuk dihet nëse do të jenë në gjendje të nisin ndeshjen nga fillimi, transmeton Gazeta Express.

Gattuso nuk është i lumtur për shkak se një numër tjetër i lojtarëve të rëndësishëm do t’i mungojnë, Alessio Romagnoli, Mateo Musacchio, Mattia Caldara, Lucas Biglia dhe Giacomo Bonaventura, të gjithë të lënduar, kurse Gonzalo Higuain do të mungoj për dy ndeshje për shkak të kartonit të kuq të marrë në ndeshjen ndaj Juventusit.

-Advertisement-

Kjo është skuadra e Milanit për ndeshjen e nesërme në udhëtim: G Donnarumma, Plizzari, Reina; Abate, Calabria, Conti, Laxalt, Rodriguez, Simic, Zapata; Bakayoko, Bertolacci, Kessie, Mauri, Montolivo; Borini, Calhanoglu, Castillejo, Cutrone, Halilovic, Suso, Tsadjout.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera