Cakolli: Nga votat me postë pritet ndryshim në shpërndarjen e mandateve në Kuvend
Autori: Gazeta inFokus
19:43 | 16 June 2026
Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës ka deklaruar se me përfundimin e numërimit të votave me postë pritet të ndryshojë shpërndarja përfundimtare e mandateve në Kuvendin e Kosovës.
Sipas tij, kur kanë mbetur edhe disa dhjetëra kuti të votave me postë, trendet aktuale tregojnë se Lëvizja Vetëvendosje do të arrijë në 53 mandate, që sipas vlerësimeve mund të jetë edhe numri përfundimtar i ulëseve për këtë subjekt.
Cakolli thekson se ende mbetet e hapur gara për mandatin e fundit, i cili mund të ndikojë në përbërjen përfundimtare të Kuvendit.
Ai ka thënë se sipas dinamikës aktuale, ekziston mundësia që fillimisht Lidhja Demokratike e Kosovës të humbë mandatin e 19-të, por në bazë të trendit të votave, më shumë gjasa ka që në fund Partia Demokratike e Kosovës të humbë mandatin e 22-të.
“Kjo nënkupton se gara mes PDK-së dhe LDK-së për mandatin e fundit mbetet tepër e ngushtë. Dallimi në koeficientë mes tyre mund të përkthehet në më pak se 100 vota në fund të procesit”, ka deklaruar Cakolli.
Sipas tij, vendimtare mund të jenë edhe votat me kusht, të cilat zakonisht ndjekin trendin e votimit brenda vendit dhe potencialisht mund ta favorizojnë PDK-në.
Ai ka shtuar se Aleanca pritet të mbetet me 7 ulëse në Kuvend.
Cakolli gjithashtu ka bërë të ditur se numërimi i votave me postë pritet të përfundojë më së largu gjatë ditës së nesërme, ndërsa votat me kusht deri në mesnatë, pas së cilës do të vijojë procesi i mundshëm i rinumërimit të një pjese të vendvotimeve, në varësi të vendimeve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

T� tjera
-
Ambasada e Kosovës në Vjenë njofton për ndërprerjen e shërbimeve konsullore gjatë festave
Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë ka bërë të ditur se shërbimet e rre...
-
Rrahmani: Albin Kurti vlerën e xhipave me të cilët vozitet e ka mbi 500 mijë euro, ka harru qysh jetojnë qytetarët
Deputeti i PDK-së, Eman Rrahmani, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti lidh...
-
Sadiku – Kurtit: Shqiptarët në Kosovë i mbijetuan pushtuesve, po shpërngulen prej politikanëve si ju dhe atyre para jush
Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti, i cil...
-
Kuvendi i Kosovës ndriçohet sonte me ngjyrë portokalli në shenjë kundër dhu*nës me bazë gjinore
Në kuadër të fushatës ndërkombëtare “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me B...
-
Kërkesa e Kosovës për statusin e kandidatit, Kurti shpreson që Këshilli në dhjetor t’i kërkojë opinion Komisionit Evropian
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se çështja e marrjes së statusit të vendit ...
-
Sulmi fizik në asamblenë e Mitrovicës, jep versionin e tij Faton Peci
Situata është tensionuar sot në Kuvendin e Komunës së Mitrovicës, ku një përp...
-
Skenat në asamblenë e Mitrovicës, flet Arian Tahiri
Shefi i Grupit Parlamentar i PDK-së, Arian Tahir ka reaguar pas konfliktit fi...
-
Ambasada e Francës njofton: Aplikimi i parë për lejeqëndrim në Kosovë tashmë mund të bëhet online
Ambasada e Francës në Prishtinë ka njoftuar shtetasit francezë se aplikimi i ...
-
KFOR: Ushtarët e NATO-s vazhdojnë patrullimet në gjithë Kosovën, 24 orë në ditë
Misioni i KFOR-it ka bërë të ditur se ushtarët e tij vazhdojnë të jenë të ang...
-
Rrënimet në Ujman, Prattipati takohet me Pacollin, ambasada e SHBA-së jep detaje
E ngarkuara me punë në Ambasadën e SHBA-së në Kosovë, Anu Prattipati, u takua...
-
Festoi me goma fitoren e Faton Pecit, sigurimi i tij Mon Neziri përleshet me asamblistin e PDK-së në Mitrovicë
Një incident ka ndodhur mesditën e sotme në Kuvendin Komunal të Mitrovicës së...
-
Vdekjet e punëtorëve në KEK: Me urdhër të Menaxhmentit për “muaj sulmues” u vendos të shtohej prodhimi, u RREZIKUA jeta e punëtorëve
Pavarësisht paralajmërimeve të vazhdueshme me shkrim për rreziqet ndaj punëto...
































