Cadez: Kosova dhe Serbia duhet të jenë pjesë e tregut të përbashkët evropian

Autori: Gazeta inFokus
11:45 | 10 June 2023
Kryetari i Odës Ekonomike të Serbisë, Marko Cadez konsideron se Kosova dhe Serbia duhet të jenë pjesë e tregut të përbashkët të Bashkimit Evropian. Ai mendon se edhe politika në të dy vendet duhet të fillojë të mendojë për të ardhmen pasi për më shumë se dy dekada kanë ngecur në tema të njëjta.
Cadez, thotë se të dy vendet duhet të punojnë më shumë për të zhvilluar ekonominë.
“Ne jemi pjesë e të njëjtit rajon, jemi pjesë e ndërtimit ekonomik europian. Ne jemi të varur nga tregjet evropiane, shumicën e mallrave tona po i eksportojmë në tregjet evropiane, kështu që në thelb problemet që ndajmë janë pak a shumë të njëjta. Ekonomitë ndoshta mund të zhvillohen ndryshe, me një strukturë tjetër, industri të tjera të rëndësishme, por në thelb ne duhet të punojmë më shumë së bashku me Europën për të arritur rritje reale, ajo që dua të them me rritjen reale është se ne duhet të jemi pjesë e një tregu të vetëm të Bashkimit Europian sa më shpejt të jetë e mundur”, deklaroi Cadez.
Derisa flet për rëndësinë e të punuarit së bashku me Evropën, Cadez thotë se edhe Evropa duhet të ketë ide të qarta për Ballkanin Perëndimor me qëllim të gëzimit të të lirive të plota tregtare.
“Në thelb neve na duhet që Evropa të jetë vendimtare, të jetë e qartë dhe të kemi një vizion të qartë për këtë rajon, të mos flasim më për përralla, por të flasim shumë konkretisht, të themi se jemi pjesë e tregut të përbashkët, se mund të gëzojmë liri të plota”, vijon Cadez.
Cadez është kritik edhe ndaj politikës në të dy shtetet për shkak të problemeve, që i ai quan, të njëjta dhe që nuk po ndihmojnë për të ardhmen.
“Politika sigurisht që po ndikon dhe mendoj se është koha që edhe politikanët të prodhojnë të ardhmen dhe jo të prodhojnë më të shkuarën. Sepse, unë kam një vajzë, ajo ka lindur në vitin 2001, ajo tani është 22 vjeç dhe do të jetë 23 vjeç shumë shpejt dhe gjatë këtyre 23 vjetëve po flasim për të njëjtat çështje, po flasim për të njëjtat tema, po diskutojmë në të njëjtat mënyra, po luftojmë në të njëjtat mënyra”, thotë Cadez.
Cadez shprehet se gjenerata e re në Kosovë dhe Serbi është gati të bashkëpunojë, ndërsa shton se komuniteti i biznesit dëshiron të flasë nga këndi i interesit të përbashkët.
Kreu i Odës Ekonomike të Serbisë sugjeron Qeverinë e Kosovës që të programimi dhe kodimi të bëhet pjesë e kurrikulave mësimore që në shkollat fillore dhe të jetë lëngë obligative.
“Është çmenduri, sepse nëse e shihni gjeneratën e re tani, kemi pasur së bashku me Odën Ekonomike të Kosovës, para disa ditësh, kemi pasur një forum biznesi në Berlin me kompani të IT nga Kosova dhe Serbia dhe kompani të IT nga Gjermania dhe nëse e shihni se si këta njerëz flasin me njëri-tjetrin, kjo është bota reale, ajo ku jetojnë politikanët është bota virtuale, nuk ekziston më. Pra, në thelb qëllimi ynë i komunitetit të biznesit është shumë i thjeshtë, të përpiqemi të flasim nga këndi i interesit të përbashkët, jo i dallimeve të përbashkëta”, vijon Cadez.
Kryetari i Odës Ekonomike të Serbisë, Marko Cadez qëndroi në në Prishtinë për të marrë pjesë në konferencën finale të projektit të Bashkimit Evropian (BE) për mbështetjen e Forumit të Investimeve të Ballkanit Perëndimor, në të cilën u theksua potenciali për zhvillimin ekonomik dhe përfshirja në strukturat evropiane sa më shpejtë të jetë e mundur.

Të tjera
-
Dodik e shmang paraburgimin, paraqitet vullnetarisht në Prokurorinë e Bosnjës
Lideri i serbëve të Bosnje e Hercegovinës, Millorad Dodik, e ka shmangur vuaj...
-
Aksident zingjiror mes disa veturave në Veternik
Një aksident zingjiror ka ndodhur para pak minutash në Prishtinë, saktësisht ...
-
Policia në Mitrovicë parandalon përleshje mes të rinjve, arrestohen 15 persona
Një përleshje e planifikuar fizike mes dy grupeve të rinjsh është parandaluar...
-
Zja*rri përfshin majën e Goleshit në Drenas, pamje alarmante nga vendngjarja
Një zjarr i madh ka shpërthyer sot në majën e malit të Goleshit në Drenas, du...
-
E pazakontë në Pejë: Mjeku nxjerr protezën e dhëmbëve nga lukthi i një pacienti
Një intervenim i pazakontë është bërë në spitalin e përgjithshëm të Pejës. ...
-
Alarmon avokati Fetahu: Komisioni i fshehtë në Kuvend është jo kushtetues, çdo deputet që e voton e shkel Kushtetutën
Avokati i Partisë Demokratike të Kosovës, Faton Fetahu, ka ngritur shqetësim ...
-
Aktakuza ndaj Damkës, Musliu-Shoshi: Hap i rëndësishëm drejt zbardhjes së skandalit që e kemi denoncuar
Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka përshëndetur aktakuzën që Prokur...
-
OKB: 613 palestinezë janë vr*arë në pikat e shpërndarjes së ndihmave humanitare në Gaza
Zyra e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut ka njoftuar këtë të prem...
-
“Toka e Babës” – Rifat Smani tregon se është një nga problemet më të mëdha të shqiptarëve, për këtë arsyje nisi serialin e ri
Rifat Smani, një prej aktorëve më të njohur në skenat shqiptare, ka filluar n...
-
Osmani: Sot edhe Kosova feston krah për krah me Amerikën
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në përvjetorin e 249-të të Pavarësisë së ...
-
Kurti takohet me dy deputetë britanikë
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti sot në...
-
Haziri: Vendimi i Kushtetueses është kristal i qartë, por po keqinterpretohet nga LVV
Lutfi Haziri, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka thënë se ve...